Pas lojërave fantastike këtë edicion me Hajvalinë, mesfushori Mërgim Pevqeli ka rënë në radarin e dy skuadrave nga rajoni, Shkëndijës së Tetovës dhe Partizanit të Tiranës.

Vetë talenti 21-vjeçar e ka konfirmuar këtë gjë në një bisedim për Klan Kosovën.


Ndërkohë në bisedime me skuadrën e madhe në Shqipërië, Partizanin është edhe mbrojtësi Arbër Prekazi.

Mitrovicasi i cili është kampion aktual i Kosovës me Llamkos Kosovën, ka deklaruar se do të ishte privilegj për të nëse do ta barte fanellën e Partizanit të Tiranës. /Telegrafi/

telegrafi sport app