Pattinson do të martohet me këngëtaren ‘e çuditshme’?

Aktori Robert Pattinson ka vendosur të martohet me të dashurën e tij, FKA Twigs.
Revista People shkruan se 28-vjeçari dhe këngëtarja janë të pandashëm dhe bashkëjetojnë në shtëpinë e yllit të filmave “Twilight”.
“Ai dëshiron të martohet pasi është shumë më i qetë dhe i lumtur. Ata janë të pandashëm. Jetojnë në shtëpinë e tij”, ka thënë një burim, transmeton Top Channel.
Pattinson dhe FKA Twigs filluan lidhjen pas ndarjes së aktorit nga Kristen Stewart, para tre vitesh.
Derisa aktori ka qëndruar i heshtur për jetën e tij private, këngëtarja ka pranuar se e ka të vështirë të përballojë presionin e famës së partnerit, por e duron për të qenë pranë njeriut që dashuron.
Nga
Telegrafi
04/03/2015
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































