Bettina Anderson, e njohur si pjesë e “high society” në Palm Beach, ka konfirmuar në mënyrë indirekte martesën me Donald Trump Jr., duke publikuar një foto ku shihen qartë unazat e martesës.

Çifti është martuar ligjërisht të enjten, ndërsa certifikata e martesës është depozituar në Palm Beach, Florida. Ndërkohë, ceremonia është mbajtur të shtunën, në një atmosferë intime, me rreth 40 të afërm dhe miq, në një ishull privat në Bahamas.


Anderson e ka shoqëruar lajmin me një fotografi bardh e zi të publikuar në Instagram, ku ajo mban dorën e bashkëshortit të saj. Në foto, asaj i shihet një unazë e hollë martese, ndërsa Donald Trump Jr. mban një unazë më të gjerë. Postimi u shoqërua me mbishkrimin: “Përgjithmonë e jotja, përgjithmonë e imja”.

Për martesën kanë reaguar edhe familjarë të Trump. Eric Trump është shprehur për Page Six se Don dhe Bettina janë “një çift i mrekullueshëm” dhe se “nxjerrin më të mirën te njëri-tjetri”. Edhe Donald Trump ka uruar publikisht çiftin në platformën e tij, duke thënë se do të donte të ishte i pranishëm, por angazhimet shtetërore nuk ia lejuan.

Në ceremoni raportohet se kanë marrë pjesë edhe Ivanka, Eric dhe Tiffany Trump, si dhe gjashtë fëmijët e Donald Trump Jr. nga martesa e mëparshme me Vanessa Trump (divorci i tyre u finalizua në vitin 2019).

Sipas raportimeve, çifti kishte shqyrtuar edhe mundësinë e një feste në Shtëpinë e Bardhë, por kjo ide u la mënjanë, pasi mendohej se nuk do të pritej mirë në rrethana politike të ndjeshme. /Telegrafi/