eksperti-banner

Filmi dedikuar jetës së Michael Jackson, që mban emrin e tij, është tashmë filmi biografik me fitimet më të larta në historinë e kinemasë.

Projekti ka kaluar filmin biografik të vitit 2018 për Freddie Mercury, “Bohemian Rhapsody”, duke iu afruar shifrës së 1 miliard dollarëve në të ardhura globale nga kinematë.


Kjo ndodh një muaj pasi filmi la pas në renditje edhe Elvis, ku rolin kryesor e luante Austin Butler, duke e zbritur atë në vendin e dytë.

Filmi Michael, në të cilin nipi i Mbretit të Popit, Jaafar Jackson, 29 vjeç, interpreton rolin kryesor, ka arkëtuar 911.9 milionë dollarë në mbarë botën që nga dalja në kinema më 24 prill, sipas Deadline.

Filmi biografik i vitit 2018 për Freddie Mercury, Bohemian Rhapsody, mbante më parë vendin e parë me 216.7 milionë dollarë të fituara në tregun amerikan dhe 910.8 milionë dollarë në mbarë botën, sipas Billboard.

Ky sukses vjen 17 vjet pas vdekjes së Michael Jackson, i cili u nda nga jeta në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare.