eksperti-banner

Sara Karaj u eliminua të premten nga Ferma VIP 3 duke humbur mundësinë për të qenë pjesë e finales së madhe.

Në një intervistë pas daljes, ajo u shpreh se nuk e di nëse do të kishte vepruar ndryshe gjatë rrugëtimit të saj, duke theksuar se personat brenda fermës nuk mund t’i ndryshonte.


Sipas saj, hyrja në program ka qenë një sfidë e madhe personale, sidomos për shkak të vëmendjes dhe pritshmërive që kishte jashtë.

Foto: YouTube

“Jam futur në fermë me mendimin dhe dëshirën për të qenë 100 për qind unë. Kjo është keqkuptuar jashtë. Në momentin që unë jam futur në fermë, isha një individ që kisha ndjekësit e mi, por më duhej trefish punë për të treguar karakterin tim. Ti je Çiljeta dhe patjetër që edhe thjesht po të rrije, ke suportin e publikut. Je në një trysni të tillë që nuk e mendon dot dy herë. Unë nuk e kam kuptuar efektin e kamerave, aty e humb konceptin. Sulmi nga të tjerët dhe mbrojtja që mund të bësh është më agresive në një vend të izoluar. Pa një përkrahje pa një pqërqafim. Nuk e di a do bëja diçka ndryshe, sepse personat që ishin në fermë nuk mund t’i ndryshoja", theksoi ajo.

Gjithashtu ka folur edhe për raportin me Mozën, duke theksuar se ka pasur raste kur e ka mbështetur, por edhe situata ku nuk ka qenë dakord me sjelljen e saj.

"E kam kuptuar që në javën e parë që ka pasur këtë lloj busti. Por dilema ime ishte të ngjitesha te Moza ose të tregoja karakterin tim. Dhe mendoj që duhet të isha vlerësuar pak më shumë për faktin që zgjodha t’i besoj parimeve të mia për gjërat që nuk më pëlqenin te Moza".

Edicioni i tretë i Ferma VIP përfundon më 15 qershor (e hënë). /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com