Patrioti i boksit nuk njeh humbje

Behrami është boksier i klubit Gollaku nga Prishtina.
Ai pas këtyre nxehjeve u fut në ring për të bërë sparing me boksieren Donjeta Sadiku, e cila llogaritet si shpresë olimpike dhe tashmë është bursiste e Komitetit Olimpik të Kosovës.
"Puno me duar më shumë", e këshillonte Behramin trajneri i tij, Besim Brahimi.
Pas disa minutave sparing me Donjetën, Patrioti pati edhe një sparing tjetër, ndonëse kësaj here kishte përballë dy boksierë paksa më të rinj në moshë. Behrami 15-vjeçar, kohët e fundit ka intensifikuar ritmin e stërvitjeve, transmeton Koha.net.
Ai po stërvitet nga dy herë në ditë për të qenë sa më i përgatitur për Kampionatin Evropian të boksierëve të rinj, i cili do të mbahet këtë vit në qytetin Lviv të Ukrainës (14-25 maj).
Ai dëshiron të tregohet i suksesshëm në këtë kampionat dhe ta përfaqësojë boksin kosovar në mënyrën më të mirë të mundshme.






















































