Kjo pasi drejtuesit e basketbollit kosovar konsiderojnë se kjo skuadër nuk i ka kryer obligimet financiare ndaj FBK-së.

“Pas verifikimit të dëshmive të cekura më lartë është konstatuar se mjetet e cekura nuk janë deponuar në llogarinë e FBK-së, prandaj iu kemi drejtuar me kërkesë Bankës TEB, e cila na ka njoftuar se mjetet sipas dëshmive të cekura nuk janë proceduar në llogarinë e FBK-së”, njofton Komisari.


Duke u bazuar në argumentet e lartcekura, ai i propozon Komisionit Disiplinor të FBK-së që ndaj: Personit përgjegjës të marrë vendim konform nenit 20. Paragrafi 1 dhe 4. i Rregullores Disiplinore:

“Në raste kur ky dënim i shqiptohet kryerësit të kundërvajtjes, i cili mban dënimin e mëhershëm, mund t`i shqiptohet dënim unik në kohëzgjatje më shumë se 3 vjet, e më së shumti 4 vjet. Në rast se kryerësi pas dënimit të dytë kryen kundërvajtje të re, mund t’i shqiptohet dënimi i ndalesës së përjetshme për lojë ose kryerje të detyrës”, njofton Komisari i Garave.

“Kurse, për KB Besa, për shkak te falsifikimit të dokumentacionit dhe inkuadrimit të lojtarëve pa të drejt loje, sipas dëshmive të falsifikuara, të ndërmerren masa konform nenit 77 paragrafi 2

telegrafi sport app