“Ai tha se do të ofrojë dorëheqjen tek presidenti i klubit (Remzi Ejupi), pasi ishte i zhgënjyer me barazimin ndaj Ferizajt”, tha për Arenën njëri nga lojtarët që deshi të mbetet anonim.

Ai pas takimit kishte paralajmëruar tërheqje, duke mos sqaruar për tërheqje të kujt. “Tani më them se është ndezur sinjali i kuq dhe duhet të ndërmerret diçka në këtë drejtim. Tani nuk do të flasim pas ndeshjes, por lëvizjet që do t’i tërheqim”, tha Sokoli pas barazimit me Ferizajn. Ai ka vendosur të heshtë për media, hiq deklaratat pas ndeshjes, për çka kontakti me të është i pamundur.


Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Prishtinës, Sokol Krasniqi thotë se Bordi i klubit ia ka dhënë besimin Bylbyl Sokolit. “Nuk di nëse ka ofruar dorëheqje, por ai do të vazhdojë punën. Së paku deri më tani nuk kemi asgjë zyrtarisht, edhe pse nuk do të thotë që nuk mund të ofrojë, por politika e Bordit është që ai të vazhdojë me Prishtinën”, deklaroi Krasniqi. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app