LAJMI I FUNDIT:

Pas ndarjes nga Shakira, Pique ka nisur një lidhje të re me një studente 23-vjeçare që punon në kompaninë e tij

Pas ndarjes nga Shakira, Pique ka nisur një lidhje të re me një studente 23-vjeçare që punon në kompaninë e tij

Gerard Pique thuhet se po takohet fshehurazi me një studente 23-vjeçare që studion marrëdhënie me publikun, dy muaj pasi u zbulua ndarja e tij me këngëtaren Shakira.

Në qershor u njoftua se artistja kolumbiane, 45 vjeçe, dhe futbollisti i Barcelonës, 35 vjeç, ishin ndarë pas 11 vitesh dhe këtë e njoftuan përmes një deklarate publike, shkruan DailyMail.

Por Gerard me sa duket tashmë është larguar nga partnerja i tij afatgjatë pasi tabloidi britanik The Sun raporton se ai ka krijuar një romancë të re me Clara Chia Marti, të cilën ai thuhet se e ka takuar ndërsa ajo ishte duke punuar në kompaninë e tij të prodhimit “Kosmos”.

Ndërsa ndarja e tij nga Shakira u zbulua vetëm në qershor, tabloidi britanik raporton se Gerard dhe Clara – e cila është 12 vjet më e re – janë takuar me njëri-tjetrin ‘për muaj të tërë’.

Shakira shihet e vetme me fëmijët në aeroport - duket se e ka tejkaluar krizën e ndarjes nga Pique
Lexo po ashtu Shakira shihet e vetme me fëmijët në aeroport - duket se e ka tejkaluar krizën e ndarjes nga Pique

Një burim i tha The Sun: “Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente”.

“Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”.

Burimi shtoi: “Njerëzit i kanë ndihmuar ata ta mbajnë në heshtje romancën dhe kanë fshirë llogaritë e rrjeteve sociale të Claras në mënyrë që njerëzit të mos mund të gjejnë fotografitë e saj”.

DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit e Shakiras dhe Gerardit për të marrë komente.

Ky lajm vjen pak kohë pasi Gerard u fotografua me një grua misterioze në një festë në Stokholm në qershor.

Gerard dhe Shakira konfirmuan fundin e lidhjes së tyre 11-vjeçare në qershor.

Dyshja – të cilët janë prindër të djemve Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë – lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”.

“Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”.

Fituesja e çmimit “Grammy” dhe futbollisti u shfaqën publikisht si çift në vitin 2011.

Njoftimi vjen mes thashethemeve në tabloidet spanjolle se çifti ishte në prag të ndarjes me burime që pretendonin se ai e kishte tradhtuar këngëtaren e famshme.

Gazeta spanjolle El Periodico raportoi se çifti kanë jetuar veçmas për disa javë pasi Pique u dëbua nga shtëpia e familjes, nga vet Shakira. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Postimet degraduese të Sarës në rrjetet sociale, reagon Bardhi: Ndalini lajmet koti, të mos kryqëzohet ajo

Postimet degraduese të Sarës në rrjetet sociale, reagon Bardhi: Ndalini lajmet koti, të mos kryqëzohet ajo

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
“Kam humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare”, mesazhi i aktores së famshme Rebel Wilson: Prisni derisa të jeni gati

“Kam humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare”, mesazhi i aktores së famshme Rebel Wilson: Prisni derisa të jeni gati

Magazina
Kalo në kategori