LAJMI I FUNDIT:

Pas barazimit me Arbërinë, Sokoli: Kjo na dërgon në luftë për ekzistencë

Pas barazimit me Arbërinë, Sokoli: Kjo na dërgon në luftë për ekzistencë

Gjilani ka barazuar 1-1 në shtëpi me Arbërinë në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit nuk ia arritën të marrin pikët e plota, duke krijuar më shumë vështirësi për ta.

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli ka thënë pas ndeshjes se ky barazim ndaj Arbërisë i dërgon ata në luftë për ekzistencë.

Nuk ka fitues në ndeshjen mes Gjilanit dhe Arbërisë
Lexo po ashtu Nuk ka fitues në ndeshjen mes Gjilanit dhe Arbërisë

“Luajtëm me shumë presion dhe ishim konfuz në disa momente”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Kemi shumë probleme me futbollistë të lënduar, duke nisur nga reparti defansiv, me ç’rast mungojnë shumë futbollistë”.

“U detyruam të bëjmë ndryshime në formacion dhe kështu do jemi të detyruar të improvizojmë edhe për ndeshjet e radhës”.

“Ky rezultat nuk na konvenon aspak dhe na dërgon në luftën për ekzistencë. Është momenti ku duhet të shikojmë daljen nga kjo situatë”, ka përfunduar Sokoli.

Me këtë pikë skuadra e Gjilanit vazhdon të mbetet në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 33 pikë. /Telegrafi/