LAJMI I FUNDIT:

Parshikim: Koln – Bayern

Parshikim: Koln – Bayern

Kolni i papërshtatshëm e pret në shtëpi liderin Bayern Munich, në një nga duelet vendimtare të këtij sezoni në Bundesliga.

Vendi: Rhein-Energie Stadium, Koln
Koha: 4 mars (e shtunë), 15:30


Lajmet rreth ekipeve

Koln
Frederik Sorensen ritkthehet nga suspendimi dhe mund të startojë si një opsion më defensiv në krahun e djathtë.
Salih Ozcan dhe Milos Jojic kanë gjasë që të zëvëndësojnë të suspenduarin Jonas Hector në mesfushën qëndrore.
Jojic është opsion më i avansuar dhe sfidon Christian Clemens për një vend prapa sulmuesve.

Bayern Munich
Xabi Alonso ose Arturo Vidal mund të pushojnë, me Joshua Kimmich që pritet të ketë rastin.
Thiago mund të pushojë poa shtu, kurse Muller kthehet në 11-shjen e aprë.
Kingsley Coman dhe Douglas Costa mund të startojnë në krah nëse Ancelotti vendos t’i pushojë superyjte, Arjen Robben dhe Frank Ribery.

Top lojtarët

A e dini se?

Bayerni ka fituar 9 nga 11 ndeshjet e fundit në Bundesliga.

Janë shënuar së paku 3 gola në 5 ndeshjet e fundit në shtëpi të Kolnit në Bundesliga.

Kolni është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në shtëpi në Bundesliga.

Bayerni ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në 3 ndeshjet e fundit në udhëtim ndaj Kolnit në të gjitha garat.

Bayerni ka fituar 3 ndeshjet e fundit si mysafir ndaj Kolnit në të gjitha garat.

Analiza

Kolni ka fituar vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit dhe vazhdon të vuajë me lëndime dhe suspendime në pozitat kyçe. Ata janë të pamposhtur ende në shtëpi, dhe janë mirë të organizuar në mbrojtje.

Bayerni ka mbajtur hapin dhe njerëzit e Ancelotti janë në formë të lartë para takimit.

Bayerni do të vë presion mbi Kolnin dhe do të tentojë t’ua shkaktojë disfatën e parë në shtëpi këtë sezon.

Parashikimi: Koln 0-2 Bayern Munich

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori