Zyrtare: Brajan Gruda qëndron te RB Leipzig


Sulmuesi me prejardhje shqiptare Brajan Gruda do të vazhdojë edhe edicionin e ardhshëm te RB Leipzig.
Pavarësisht që skuadra gjermane nuk e aktivizoi klauzolën e blerjes, kanë arritur marrëveshje me Brightonin për t’ia vazhduar huazimin edhe për një sezon.
Përmes një komunikate zyrtare, Lepizg informoi se Gruda do të ndihmojë klubin edhe për vitin e ardhshëm.
“Brajan Gruda do të mbetet te RB Leipzig edhe për sezonin 2026/27 pasi klubi arriti marrëveshje për të vazhduar huazimin nga Brightoni”, thuhet në komunikatë.
22-vjeçari iu bashkua Leipzigut në shkurtin e vitit 2026 dhe që atëherë ka regjistruar tre gola dhe tre asistime në 14 paraqitje zyrtare.
Brajan is staying! 🔴⚪
An extension of the loan deal for Brajan Gruda has been agreed with @OfficialBHAFC, keeping him at RB Leipzig for 2026/27 🤝
📰 Read more ➡️ https://t.co/vqBdhmP9wd pic.twitter.com/HCKQUMxdA9
— RB Leipzig English (@RBLeipzig_EN) July 13, 2026
Gruda ndër të tjera është i lumtur që do të luajë në Ligën e Kampionëve.
“Brenda një periudhe të shkurtër u bë e qartë se dua të qëndroj te Leipzig. Doja me patjetër të vija në dhjetorin dhe muajt e parë dolën siç kisha shpresuar”.
“Stili i lojës më përshtatet dhe ndihem si në shtëpi. Leipzig më jep mundësinë për t’u përmirësuar si lojtar dhe person, si dhe ta ndihmoj skuadrën”.
“Jemi kualifikuar në Ligën e Kampionëve së bashku dhe duam ta shijojmë një sezon të suksesshëm në Evropë, Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë”, deklaroi ai për faqen e klubit./Telegrafi/











































