LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Juventus – Milan

Parashikim: Juventus – Milan

Juventusi e ka rastin ideal që t’i hakmerret Milanit për disfatën në Superkupën e Italisë, me rastin e çerekfinales së Copa Italia që zhvillohet në Juventus Arena me një ndeshje të vetme që përcakton gjysmëfinalet.

Vendi: JJ Arena, Torino
Koha: 25 janar (e mërkurë), 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Juventus
Max Allegri pas shumë kohësh do të ketë në dispozicion lojtarë si Alex Sandro dhe Dani Alves, të cilët rikthejnë fleksibilitetin te stoli Bianconer.
Në anën tjetër Medhi Benatia dhe Lemina janë në detyrë me kombëtaren e tyre në kuadër të Kupës Afrikane të Kombeve.
Claudio Marchisio po ashtu është jashtë dispozicionit të Allegrit për shkak të një lëndimi.

Milan
De Sciglio dhe Montolivo nuk luajnë sigurt për shkak të lëndimeve, kurse Fernandez është në dyshim për këtë duel.
Lojtarët tjerë janë të gjithë në dispozicon të Montellas, por mbetet të shihet nëse ai do t’ia besojë startin Lapadulas apo Baccas, dilema që do t’i sqarojë Montella para fillimit të ndeshjes.

A e dini se?

Juventusi ka fituar 26 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Juventusi ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në 14 nga 16 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në 13 nga 14 ndeshjet e fundit në Serie A.

Analiza

Juventusi do të ketë mundësinë ideale që para tifozëve të vet të përgjigjet për disfatën në Superkupë.

Allegri mirëpret rikthimin e disa lojtarëve të përbërjes së parë dhe pa dyshim se do të vë formacionin më të mirë të mundshëm, me fokus edhe në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Interit.

Sidoqoftë, ecuria e dobët e Milanit në ndeshjet e fundit dhe forma fantastike e Juves në shtëpi e demonstruar edhe ndaj Lazios do ta bëjnë këtë një ndeshje të mërzitshme për t’u shikuar në atë që do të jetë një fitore e thellë e vendasve.

Parashikimi: Juventus 3-0 Milan

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori