Parakalimi në tepihun e kuq në 'Oscars 2018': Yjet shkëlqejnë dhe magjepsin me dukjen e tyre
116:"attends the 90th Annual Academy Awards at Hollywood & Highland Center on March 4, 2018 in Hollywood, California. 15:"Frazer Harrison
Ceremonia e Academy Awards gjithmonë tërheq vëmendje edhe për përzgjedhjet e yjeve të njohura për veshjen dhe dukjen e tyre.
Përjashtim nuk bën as edicioni i sivjetmë, i 90-ti me radhë, me ç'rast vëmendje tërheqin bukuroshet e njohura hollivudiane.
(Foto: Getty Images)
Shumë prej femrave të popullarizuara, por edhe meshkujt, janë shfaqur në tepihun e kuq jashtë Dolby Theater në Hollywood për të tërhequr vëmendjen e fotoreporterëve.
(Foto: Getty Images)
Edicioni i sivjetmë i Academy Awards udhëhiqet sërish nga Jimmy Kimmel, ndërsa janë organizuar disa fushata simbolike që i kanë mbështetur ata që do të jenë të pranishëm në mbrëmjen madhështore.
Një prej tyre është fushata kundër keqtrajtimeve seksuale në industrinë e filmit dhe të muzikës që ka marrë një hov të madh që kur shpërtheu skandali i abuzimeve në Hollywood.
(Foto: Getty Images)
Një tjetër fushatë është ajo kundër dhunës së armatosur që ka qenë e shpeshtë në SHBA në muajt e fundit.
(Foto: Getty Images)
Në galerinë e mëposhtme mund të vlerësoni veshjet dhe dukjen e yjeve hollivudiane. /Telegrafi/