LAJMI I FUNDIT:

Paparaci pëson lëndime gjatë fotografimit të Delevingne dhe Robbie, thotë se u sulmua nga miqtë e tyre

Paparaci pëson lëndime gjatë fotografimit të Delevingne dhe Robbie, thotë se u sulmua nga miqtë e tyre
(Foto: Getty Images)

Një fotoreporter i ka akuzuar miqtë e Cara Delevingne dhe Margot Robbie se e kanë sulmuar gjatë përpjekjeve për t’u bërë fotografi modeles dhe aktores gjatë fundjavës në Argjentinë.

Megjithatë, burime që kanë njohuri për rastin kanë thënë për TMZ se, në fakt, paparaci dyshohet të ketë qenë agresori në incident dhe pothuajse shkaktoi lëndimin e dy yjeve teksa ato përpiqeshin të hipnin në një Uber.

Sipas njoftimit, bashkaktoret e “Suicide Squad” ishin duke u larguar nga një restorant në Buenos Aires mëngjesin e të dielës, kur paparaci, i identifikuar si Pedro Alberto Orquera, dyshohet se “i nxitoi” dhe filloi të bënte fotografi “në mënyrë agresive”.

(Foto: BackGrid)

Shoferi i taksisë e nisi automjetin për shkak të sjelljes së paparacit derisa Delevingne ndodhej në veturë, kurse Robbie akoma nuk kishte hipur si duhet dhe ka mundur të lëndohej pasi u detyrua të hidhje nga automjeti në lëvizje.

Burimet kanë thënë se fotoreporteri kishte ikur dhe ishte rrëzuar duke pësuar lëndime dhe frakturë në dorë. Megjithatë, në një prononcim për The Sun on Monday, ai ka treguar një version ndryshe.

“Ishte një sulm brutal dhe frikacak nga sigurimi që ishte me to. Ata deshën të më rrëmbenin dhe të ma merrnin aparatin për t’i hequr imazhet”, është shprehur fotografi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori