Osmani i cili po luan me mjaftë sukses me Prishtinën, ishte lojtari kryesor i kryeqytetasve duke shënuar golin e fitores për 1-0.

“Me rëndësi ishin tre pikët, por që nga ardhja e trajnerit besoj se sot kemi luajtur pak më dobët, por të rëndësishme janë pikët e shpresoj të vazhdojmë vetëm kështu”.


“Edhe vushtrriasit luajtën mirë, por sot fati ishte në anën tonë, kurse sa i përket publikut, dihet që në Vushtrri janë të flaktë dhe patjetër që në çdo ndeshje kërkojnë fitore dhe i kuptoj plotësisht”, deklaroi Osmani pas ndeshjes, për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

telegrafi sport app