LAJMI I FUNDIT:

Oscar del Calcio: Dominon Juventusi

Oscar del Calcio: Dominon Juventusi

Juventusi, që fitoi ligën sezonin e kaluar duke mos pësuar asnjë disfatë, ka dominuar në ceremoninë e të dielës mbrëma (27 janar) të ndarjes së çmimeve të mirëve të futbollit italian, që u zhvillua në Milano.

I njohur më herët si Oscar del Calcio, ceremonia tash e emëruar Gran Gala del Calcio u zhvillua në teatrin Teatro dal Verme, dhe siç u prit, Bianconerët dominuan duke fituar jo më pak se pesë trofe të mëdha.

Sezoni i shkëlqyeshëm i Andrea Pirlos në zemër të mesfushës së Juventusit ia solli atij shpërblimin kryesor Lojtari Italian i Vitit, pasi mesfushori shënoi tre gola, bëri 13 asistime dhe kompletoi po thuajse tre mijë pasime.


33-vjeçari po ashtu u emërua në Ekipin e Vitit së bashku me tre bashkëlojtarë të tij.

Ylli i Udineses, Luis Muriel, dhe ai i Milanit, Stephan El Shaarawy, ndanë çmimin Lojtari i Ri më i Mirë. Juventusi dhe Antonio Conte u emëruan Klubi dhe Trajneri i Vitit, dhe i pensionuari, Filippo Inzaghi, fitoi çmimin për Arritje Jetësore.

Lista e Plotë e fituesve:

Lojtari më i Mirë: Andrea Pirlo (Juventus)

Trajneri më i Mirë: Antonio Conte (Juventus)

Lojtari i Ri më i Mirë në Serie A: Luis Muriel (Udinese), Stephan El Shaarawy (Milan)

Lojtari i Ri më i Mirë në Serie B: Ciro Immobile (Genoa), Lorenzo Insigne (Napoli), Marco Verratti (Paris Saint-Germain)

Klubi më i Mirë: Juventus

Arbitri më i Mirë: Nicola Rizzoli

Çmimi për Arritje jetësore: Pippo Inzaghi.

Ekipi i Vitit në Serie A:

Portier: Gianluigi Buffon (Juventus);

Mbrojtës: Christian Maggio (Napoli), Thiago Silva (AC Milan, Paris Saint-Germain), Andrea Barzagli (Juventus), Federico Balzaretti (Palermo, Roma);

Mesfushorë: Andrea Pirlo (Juventus), Antonio Nocerino (AC Milan), Claudio Marchisio (Juventus);

Sulmues: Zlatan Ibrahimovic (AC Milan, Paris Saint-Germain), Edinson Cavani (Napoli), Antonio Di Natale (Udinese)

Formacioni 4-3-3

Buffon

Maggio – Silva – Barzagli – Balzaretti

Nocerino – Pirlo – Marchisio

Ibrahimovic – Cavani – Di Natale

/Telegrafi/