Tetë skuadrat çerekfinaliste do t’i masin forcat mes vete në ndeshjet që do të zhvillohen në mesjavë në datat 22 dhe 23 të këtij muaji.

Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Gjilan, ku fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Ferronikeli do të jetë mysafire e Dritës së Gjilanit.


Ditën e mërkurë zhvillohet edhe takimi tjetër mes Istogut dhe Drenicës.

Ndërkohë të enjten do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit. Në Gjilan, skuadra me po të njëjtin emër pret Trepçën ’89, ndërsa në Pejë, Besa do të pret Llapin. /Telegrafi/

Digitalb ” Kupa e Kosoves 1/4 e finales

E mërkurë : 22.04.2015 ora 14.00
Drita – Feronikeli
Istogu – Drenica


E enjte 23.04.2015 ora 14.00
Gjilani – Trepça 89
Besa – Llapi

telegrafi sport app