LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e kuptova asnë fjalë”, historia e Kloppit për takimin me Sir Alex Ferguson do të jetë gjithmonë brilante

“Nuk e kuptova asnë fjalë”, historia e Kloppit për takimin me Sir Alex Ferguson do të jetë gjithmonë brilante

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp do të jetë një nga trajnerët më të mëdhenj të Liverpoolit në histori, pasi ka rikthyer klubin e madh anglez te trofetë, duke fituar veçanërisht Ligën Premier pas më shumë se 30 vitesh, por edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Me klubin e zhytur në mediokritet kur ai u bashkua për herë të parë në vitin 2015, Klopp ka mbikëqyrur një nga epokat më të forta në historinë e tyre, duke e kthyer klubin në ekip fitues.


Ai ishte truri që më në fund i dha fund thatësirës së dhimbshme pa trofe në Ligën Premier që kishte kapluar klubin për dekada, duke i dhënë atij një vend në mesin e më të mëdhenjve që kishin zbukuruar në Anfield.

Gjermani gjithashtu udhëhoqi Reds në majën e futbollit evropian në vitin 2019, pasi ata mposhtën Tottenhamin për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Rindërtimi i Liverpoolit nga Klopp sezon pas sezoni: Pesë tituj, nëntë finale dhe një ekip i frikshëm
Lexo po ashtu Rindërtimi i Liverpoolit nga Klopp sezon pas sezoni: Pesë tituj, nëntë finale dhe një ekip i frikshëm

Si rezultat, Klopp tani është një nga menaxherët më të respektuar në lojën e futbollit, por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Megjithatë, gjermani ka pasur një rrugë të gjatë përpara deri sa ka hyrë në rangun e trajnerëve të njohur.

Kur Klopp filloi të bënte emër si menaxher i Borussia Dortmundit, u ftua në një forum global të menaxherëve në qytetin e Nju Jorkut dhe së rrëfeu së fundmi historinë e tij me njërin nga menaxherët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Sir Alex Ferguson.

“Rreth 11 apo 12 vjet më parë, u ftova në një forum menaxherësh elitarë për herë të parë në Nju Jork”, fillon historinë e tregimit Klopp.

“Kur je për herë të parë atje dhe je gjerman, priret të jesh pak më herët në ceremoni. Kështu arrita në recepsion dhe pyeta nëse ishte dikush atje dhe ata më thanë; ‘Po, Sir Alex është atje në dhomën e mëngjesit’”.

“Ai më pa dhe më tha, ‘Po, eja këtu’. Çfarëdo që më tha atë ditë, nuk kuptova asnjë fjalë. Gjuha ime skoceze në atë kohë nuk ishte aq e mirë, por që kur punova me Andy Roberston po bëhet gjithnjë e më mirë”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori