LAJMI I FUNDIT:

Rindërtimi i Liverpoolit nga Klopp sezon pas sezoni: Pesë tituj, nëntë finale dhe një ekip i frikshëm

Rindërtimi i Liverpoolit nga Klopp sezon pas sezoni: Pesë tituj, nëntë finale dhe një ekip i frikshëm

Babai i të gjithë sukseseve të fundit të Liverpoolit është trajneri gjerman Jurgen Klopp. Nuk ka asnjë dyshim për këtë.

Ish-trajneri i Mainz dhe Borussia Dortmund tashmë renditet së bashku me Bob Paisley dhe Bill Shankly si një nga trajnerët më me ndikim të Reds.


Klopp mbërriti në vitin 2015 në një ekip të fundosur. Liverpool kishte fituar vetëm një trofe në nëntë vitet e mëparshme, Kupën e Ligës 2011/12, dhe kishte arritur në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve vetëm një herë në gjashtë sezone.

Tani, gjërat janë ndryshe. Ata janë një nga skuadrat më dominuese në Evropë. Nën drejtimin e Klopp, ata kanë fituar pesë tituj, kanë luajtur në nëntë finale dhe madje kanë ëndërruar për katër trofe brenda këtij sezonit, përcjell Telegrafi.

Si e ka çuar Klopp, Liverpoolin, në majat e futbollit anglez dhe evropian?

Sezoni 2015/16

Dy finalet e tij të para… por të dyja të humbura

Liverpooli njoftoi ardhjen e Kloppit si zëvendësues i Brendan Rodgers më 8 tetor 2015, me sezonin tashmë të nisur.

Reds, pas tetë ndeshjesh, ishin në vendin e 10-të në Ligën Premier me 12 pikë nga 24 të mundshme. Lideri Manchester City ishte tashmë gjashtë pikë më shumë.

“Ju lutemi na jepni kohë për të punuar. Mendoj se pas katër vitesh mund të fitojmë një titull. Nëse jo, ndoshta tjetri që do të fitoj do të jetë në Zvicër”, iu lut Klopp.

Në vitin e tij të parë, Klopp zgjodhi një formacion 4-2-3-1, por ai nuk ishte në gjendje të kthente formën e çrregullt të skuadrës në Ligën Premier dhe ata përfunduan në vendin e tetë.

Megjithatë, ai arriti ta çojë ekipin në dy finale. Por, të dyja i humbi. Ata humbën nga City me penallti në Kupën e Ligës dhe humbën nga Sevilla në Ligën e Evropës pasi eliminuan Manchester Unitedin, Borussia Dortmundin dhe Villarrealin rrugës për në finale.

Daniel Sturridge (13 gola), tani me Perth Glory në Australi, përfundoi si golashënuesi më i mirë i Reds në të gjitha garat. Simon Mignolet (55) luajti më së shumti ndeshje.

Sezoni 2016/17

Liverpooli kthehet në Ligën e Kampionëve

Klopp filloi t’i jepte formë Liverpoolin të së ardhmes që nga vera, dhe shumë lojtarë u larguan.

Nga ana tjetër, mbërritën lojtarë të rëndësishëm si Joel Matip, Sadio Mane dhe Georginio Ëijnaldum. Atë verë, Loris Karius u nënshkrua gjithashtu me synimin për të përforcuar konkurrencën në portë.

Suksesi i madh i Klopp këtë sezon ishte duke e çuar Liverpoolin drejt vendeve të Ligës së Kampionëve. Reds me 76 pikë përfunduan në vendin e katërt pas Manchester Cityt me 78 dhe Tottenham me 86 pikë. Ata ishin ende shumë larg Chelseat të Antonio Contes, kampion me 93 pikë.

Nathaniel Clyne, i cili u mbeti jashtë fushave nga lëndimi para se të transferohej në Crsytal Palace, ishte lojtari më i përdorur, duke bërë 40 paraqitje. Philippe Coutinho përfundoi si golashënuesi më i mirë me 14 gola.

Sezoni 2017/18

Pika e kthesës: finalja e parë e Ligës së Kampionëve

Qasja e Kloppit u vërtetua se funksiononte. Liverpooli vazhdoi të kompletonte nënshkrimet e reja. Mohamed Salah, Andy Robertson, Alex Oxlade-Chamberlain u bashkuan në verë, Trent Alexander-Arnold bën një përparim përfundimtar dhe Henderson vendoset si titullar.

Skuadra arrin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pas eliminimit të Hoffenheim. Presioni dhe qasja elektrike e trajnerit gjerman, me sulmin e tyre të jashtëzakonshëm, bëri që Anfield të binte në dashuri me të.

Megjithatë, në afatin kalimtar të dimrit u bënë dy transferime që janë kyçe për të kuptuar Liverpoolin sot. Coutinho u largua te Barcelona për 135 milionë euro. Liverpooli përfitoi nga këto para për të përforcuar vijën e pasme dhe pagoi 85 milionë euro te Southampton që Virgil van Dijk të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.

“Ai na ka ndihmuar shumë. Kjo tregon se ai është një top lojtar, është një kapiten në mbrojtje, është ai që menaxhon gjithçka në prapavijë”, pranoi Alberto Moreno në një intervistë më 2018.

Liverpooli përfundoi sërish në vendet e Ligës së Kampionëve, sërish i katërti me 75 pikë, 25 më pak se City kampion.

Kërcimi i madh cilësor erdhi në Evropë: Reds arritën në finalen e Ligës së Kampionëve pasi eliminuan Porton, Cityn dhe Romën. Megjithatë, në finalen e Kievit, ata përfunduan duke humbur 3-1 kundër Real Madridit.

Roberto Firmino me 54 ndeshje e përfundoi sezonin si lojtari më i përdorur dhe Salah shpërtheu si golashënues. Ai përfundoi me më shumë gola se kushdo, me 44 gola, nga to 32 të shënuara në Ligën Premier.

Sezoni 2018/19

Liverpooli pushton Evropën

Nënshkrimi i Alisson, pas dështimeve të panumërta të Karius dhe Simon Mignolet, kompletoi ekipin.

Dhoma e motorit u përforcua me nënshkrimet e Fabinho dhe Naby Keita, duke treguar se Liverpoolin ishte kthyer për të qëndruar në ‘top’.

Ndryshimi i madh, këtë herë, është në Ligën Premier. Liverpool rriti qëndrueshmërinë që i kishte munguar në rastet e mëparshme dhe e shtyu Cityn në një përfundim me foto-finish. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi përfundimisht në ditën e fundit: 98 pikë ndaj 97 pikëve të Liverpoolit.

Megjithatë, Reds u hakmorën me stil, duke fituar Ligën e Kampionëve për herë të gjashtë. Gjatë rrugës ata eliminuan Bayern Munichun, Porton dhe Barcelonën. Rikthimi në Anfield kundër Barcelonës, pa Salah dhe Firmino, falë dy golave të Divock Origit, meriton një kapitull më vete.

Qershia mbi tortë erdhi me fitoren ndaj Tottenhamit në finale në Ëanda Metropolitano me golat e Salah dhe Origi. Klopp rinovoi deri në vitin 2024 për të sjellë shtytjen përfundimtare në projektin e nisur.

“Kjo është një deklaratë qëllimi. Ne kemi arritur shumë, por ka ende shumë për të arritur. Kontributi im vetëm mund të rritet”, thoshte Klopp atëherë.

Sezoni 2019/20

Liverpooli fiton Ligën Premier pas 30 viteve

Sezoni filloi pa lajme thelbësore në formën e nënshkrimeve. Adrian mbërriti si portier i dytë dhe u bë ylli i papritur i triumfit në Superkupën e Evropës ndaj Chelseat.

Liverpooli sapo kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe kishte bërë finalen në Kiev më parë, por klubi ishte i fiksuar pas Ligës Premier. Dukej të ishte një detyrë e pamundur duke pasur parasysh dominimin dërrmues të Cityt në dy sezonet e mëparshme, por skuadra e Klopp e arriti atë falë një fillimi të sezonit pa humbje.

Ata shkuan 27 ndeshje pa humbje (26 fitore dhe një barazim) që nga fillimi i kampionatit anglez. Ata nuk humbën ndaj Ëatford (3-0) në ndeshjen e javës së 28-të.

Megjithatë, pandemia e vonoi titullin për më shumë sesa pritej. Në fund, Reds u kurorëzuan kampionë me shtatë ndeshje para fundit, 23 pikë përpara Cityt. Duke bërë kështu, ata përfunduan 30 vjet ‘agjërim’ pa fituar titullin.

Sidoqoftë, në Evropë, ata nuk patën ndonjë paraqitje për t’u përmendur, pasi u eliminuan në fazën e 1/16-tës nga Atletico Madrido. Kampionët morën lamtumirën e parakohshme.

Sezoni 2020/21

Një hap prapa i rrënuar nga pengesat

Liverpooli, në kërkimin e tyre për përsosmëri dhe për të vazhduar të bëjë rekorde të reja, bëri dy shtesa të mëdha – Thiago Alcantara dhe Diogo Jota. Përveç kësaj, vjen edhe Kostas Tsimikas.

Skuadra nisi mirë mbrojtjen e titullit të ligës, duke arritur në krye të tabelës në ndeshjen e javës së 15-të.

Megjithatë, pas Krishtlindjeve, ekipi filloi të rrëshqasë. Lëndimet afatgjata në mbrojtje të Van Dijk, Joe Gomez dhe Matip e bënë ekipin pa mbrojtje. Kërkohen arnime me Rhys Ëilliams dhe Nathaniel Phillips, por ato nuk funksionuan. Gjakderdhjen nuk e ndalin as ardhjet dimërore të Ben Davies dhe Ozan Kabak.

Liverpooli, i goditur gjithashtu nga lëndimet e Thiago dhe Fabinho dhe forma e dobët e Mane, pati një sezon për të harruar. Ata u eliminuan në raundin e katërt të Kupës FA dhe Kupës së Ligës, dhe u eliminuan nga Real Madrid në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pjesëmarrja e tyre në Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm përmes top katërshes së Ligës Premier ishte në rrezik. Goli i Alisson në minutën e 95-të në fitoren kundër Ëest Brom doli të ishte vendimtar që Liverpooli të mbyllte sezonin në vendin e tretë dhe të arrijë në Ligën e Kampionëve.

Sezoni 2021/22

Një tjetër finale e Ligës së Kampionëve

Liverpooli riktheu Van Dijk, por humbi Ëijnaldum. Pas eksperiencës së keqe me lëndime, ata përforcuan mbrojtjen me Ibrahima Konaten. Megjithatë, ata luftuan për të gjetur më të mirën e tyre në Ligën Premier.

Për më tepër, në janar, edhe për shkak të disa ndeshjeve të shtyra, ata ishin 14 pikë prapa Manchester Cityt në ligë.

Skuadra nuk do të dorëzohej, por po rindërtohej. Nënshkrimi i Luis Diaz në afatin kalimtar të dimrit i dha krahë një skuadre që po transformohet në vitin 2022.

Në fakt, ata e mbyllën hendekun deri në pikën ku ishin një kërcënim serioz për Cityn. Ata gjithashtu rifituan soliditetin e tyre në prapavijë, duke mbajtur portën e pastër në më shumë se gjysmën e ndeshjeve të tyre gjatë këtij sezoni.

Ajo ecuri spektakolare nuk ishte e mjaftueshme për të fituar Ligën Premier, por bëri që Liverpooli të fitonte Kupën e Ligës dhe FA Cup dhe të arrinte finalen e Ligës së Kampionëve. Ata do ta mbyllin sezonin me gjithsej 63 ndeshje të luajtura, më të mundshmet në fillim të një sezoni.

Klopp mori përsipër një ekip në hi dhe e ka kthyer në një feniks. Nga sezoni i tij i parë kanë mbetur vetëm pesë lojtarë: James Milner, Firmino, Jordan Henderson, Origi dhe Joe Gomez.

Por, revolucioni vazhdon. Klopp sapo ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2026 dhe Firmino, sa për të përmendur, ka humbur statusin e tij të padiskutueshëm.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori