Në disiplinën 50 metra stil i lirë, Flaka Pruthi doli e 57-ta me kohë 29,99 sekonda, kurse Melisa Zhdrella po në këtë disiplinë ishte e 58-ta me kohë 30,38 sekonda, shkruan Zëri.

Këto notare u paraqitën edhe në 100 metra bretkosë. Në grupin e saj në plasmanin e përgjithshëm, Flaka Pruthi doli 35-ta me kohë, 1:14,13 minuta, kurse Melisa ishte e 40-ta me kohë, 1:22,10 minuta, përcjell Zëri.


Do theksuar se nga secili grup për në gjysmëfinale janë kualifikuar nga 16 notare, kurse Flaka Pruthi dhe Melisa Zhdrella përfundojnë paraqitjet në Lojërat Evropiane ‘Baku 2015’.

telegrafi sport app