LAJMI I FUNDIT:

Nora, Distria, Kuka dhe Majlinda vlerësojnë Qendrën Nacionale të Xhudos

Nora, Distria, Kuka dhe Majlinda vlerësojnë Qendrën Nacionale të Xhudos
(Foto: Facebook/KOK)

Qendra Nacionale e Xhudos e inauguruar sot (e martë) në Pejë po vlerësohet si një hap i madh në avancimin e mëtutjeshëm të këtij sporti që deri më tani i ka sjellë medalje të shumta në arenën ndërkombëtare.

Nora Gjakova, e cila fitoi medaljen e artë në Tokio, tha se kjo qendër do të jetë vazhdimësi e sukseseve të reja përtej atyre që janë arritur deri më tani.

“Me të vërtetë ka qenë e nevojshme, sidomos tani që kemi arritur në një nivel më të lartë. Ndoshta kur kemi qenë më të ri ka qenë më e lehtë sepse jemi mësuar të ushtrojmë në kushte të tilla por tani duke u rritur niveli i sportit normal që ke dëshirë të ushtrosh në kushte më të mira sepse kemi udhëtuar dhe e kemi parë se si ushtrojnë sportistët tjerë, por me rëndësi që ne nuk jemi ankuar kurrë dhe në ato kushte që kemi ushtruar kemi arritur në nivelin më të lartë botëror, kemi arritur në majat e sportit, kemi arritur tri medalje olimpike të arta, por prapë se prapë kjo qendër nacionale do të jetë vazhdimësi e suksese të reja”, tha Gjakova.

Xhudistja tjetër Distria Krasniqi tha se është shumë e lumtur me inaugurimin e kësaj qendre duke u shprehur se nga këtu do të dalin edhe shumë gjenerata të suksesshme që di ta përfaqësojnë denjësisht Kosovën.

“Sot jam shumë e lumtur që është hapur Qendra Nacionale e Xhudos. Është shumë me rëndësi për ne. Ne kemi ushtruar në ato kushte por prapë kemi arritur ti marrim tri medalje olimpike por tani me këtë sallën nacionale të xhudos besoj se rezultatet do të rriten dhe do të kemi më motiv më të madh…Besoj që po vjen një gjeneratë shumë e mirë e xhudistëve të reja si vajza si djem dhe shpresoj që nuk do të mbetemi vetëm me tri medalje olimpike por do të vazhdojmë që në çdo lojëra olimpike të kemi disa gjenerata që do të na përfaqësojnë shtetin në mënyrë dinjitoze”, u shpreh Krasniqi.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, deklaroi se kjo qendër duhet të jetë vetëm si një nismë për rregullimin e infrastrukturës së xhudos dhe se kjo do t’i shërbejë atij për ta rritur cilësinë gjatë stërvitjeve me gjeneratat e reja.

Inaugurohet “Qendra Nacionale e Xhudos” në Pejë – nderohen nga presidentja Vjosa Osmani xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi dhe trajneri Driton Kuka
Lexo po ashtu Inaugurohet “Qendra Nacionale e Xhudos” në Pejë – nderohen nga presidentja Vjosa Osmani xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi dhe trajneri Driton Kuka

“Është një moment i rëndësishëm, është mirë që të gjithë protagonistët, njerëzit që e kanë përkrahur ndërtimin e qendrës nacionale ishin këtu prezent përfshirë qeverinë, mandej kryetarin e Federatës Botërore, komunën, Komitetin Olimpik, federatën e xhudos…Është me shumë rëndësi që gjatë stërvitjes secili garues ta ketë afër trajnerin dhe hapësirën e duhur për të stërvitur ato çka duhet, aspektin teknik e sidomos aspektin tatim për të cilin sportistët kanë nevojë dhe ky ka qenë problemi im i madh si trajner”, theksoi Kuka.

I pyetur rreth deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në lidhje me atë se xhudistet elitare të Kosovës do t’i bashkohen ushtrisë shqiptare, Kuka tha se këtë pyetje duhet t’ia bëni atij.

“Edi Ramës bëjani këtë pyetje. Pyeteni Ramën për këtë”, u shpreh shkurtimisht Kuka.

Ndërsa ish-kampionja olimpike Majlinda Kelmendi tha se infrastruktura e mirë është faktori kryesor në sukseset e një sportisti dhe se kjo sallë ofron kushte shumë të mira për ta bërë këtë.

“Për mendimin tim një ndër faktorët kryesorë në këtë mozaikun e një karriere të sportistit është edhe kushtet e mira për të ushtruar…Kjo sallë në krahasim me atë ku unë kam ushtruar si fëmijë sigurisht që është larg më e mirë”, tha ajo.

Majlinda gjithashtu zbuloi se tashmë e ka filluar karrierën e saj si trajnere e xhudos pas i dha fund karrierës si xhudiste aktive pas Lojërave Olimpike Tokio 2020.

“Po e kam filluar një muaj pas lojërave olimpike dhe realisht jam në sallë me shumë se kur kam ushtruar vetë. Toni në fillim kur kemi biseduar më ka thënë se do të merrem me juniorë seniorë por tani jam duke u marr me fëmijë, me kadet, junior, senior e ne të gjithë. Kështu që po e shijojë xhudo është ajo çka e kam bërë gjithë jetën edhe është nder dhe kënaqësi që Toni më beson”., tha Kelmendi.

Në përurimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë morën pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori