LAJMI I FUNDIT:

Noizy me telefon celular që kushton pesë euro! (Foto)

Noizy me telefon celular që kushton pesë euro! (Foto)

Noizy kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për ‘fjalosjen’ me prezantuesin Top Awards, Ledion Liçon.

Por, reperi shqiptar së fundi ka lënë anash problemet me eventin muzikor dhe publikuar një fotografi që ka bërë të çuditin shumëkënd.


Reperi ka postuar në rrjetin social SnapChat një fotografi të një telefoni mjaft të vjetër, përkatësisht të viteve 2000, Nokia 3310.

Nuk dihet se për çfarë mund t’i shërbejë këngëtarit, pasi me këtë lloj telefoni, i cili kushton hiq më pak se pesë euro,  nuk të bëj foto as të regjistroj ndonjë video. /Telegrafi/

noizy