LAJMI I FUNDIT:

Noizy del kundër protestës: Është bërë politike, më mirë të ndihmojmë familjen e Klodianit

Noizy del kundër protestës: Është bërë politike, më mirë të ndihmojmë familjen e Klodianit

Në Shqipëri ka tash e një javë që protestohet vazhdimisht.

Shkas për këtë u bë fushata e quajtur “Albanian Lives Matter”, e cila erdhi pas vrasjes makabre të Klodian Rashës nga efektivi i policisë, për mos mbajtje të maskës.


Lidhur me fushatën në fjalë ka pasur reagime të shumta edhe nga artistët shqiptarë, disa prej të cilëve janë paraqitur edhe fizikisht në protestë.

Por reperi i njohur shqiptar, Noizy, mendon ndryshe.

Foto: Noizy/Instagram

Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ai shprehet se në vend që të protestohet, do ishte më mirë që të ndihmohej familja e të ndjerit, duke shtuar se protesta është kthyer në politike.

“Kush nga artistes bashkohet me mua të ndihmojmë familjen e Klodianit? Më shkruani…Unë them të ndihmojmë atë familje se sa të merremi me protesta për të mbajtur b*thët tona…Asnjë parti s’’do na sjelli bukë te shtëpia, secili person lugën e çon te goja e vet para se te e tjetrit. Protesta është bërë politike, edhe qorri e sheh…unë s’jam as me lali Erin, as me lali Edin, as me lali Luliun, e as me lali Ilirin, unë jam me familjen time dhe shtetin tim, të shkatërrojmë shtetin është të shkatërrosh shtëpinë tënde. Të ishim aq protestues të mëdhenj ne, duhet të dilnim në protestë në shumë e shumë raste të panumërta. Gjithsesi shumë do fillojnë me mesazhe si përherë duke sharë, por unë prapë them kush nga artistët është për të ndihmuar familjen e Klodianit? Unë nesër kam ndër mend të shkoj për vizitë”, ka shkruar Noizy në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Noizy/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori