LAJMI I FUNDIT:

“No time to die” bëhet filmi më i shtrenjtë në historinë e fimave James Bond, me 200 milionë funte të shpenzuara për realizimin e tij

“No time to die” bëhet filmi më i shtrenjtë në historinë e fimave James Bond, me 200 milionë funte të shpenzuara për realizimin e tij

“No time to die” është bërë filmi më i shtrenjtë James Bond i realizuar ndonjëherë.

Shfaqja përfundimtare e Daniel Craig si Agjenti 007 i kushtoi rreth 200 milionë funte prodhuesve, sipas llogarive të lëshuara së fundmi nga firma prodhuese e filmit, B25.


Shpenzimet e mëdha do të thotë që “No time to die” i tejkalon lehtësisht kostot e dy filmave të mëparshëm të James Bond, “Specter” (182 milionë funte) dhe “Skyfall” (138 milionë funte), shkruan DailyMail.

Daniel, luan rolin e spiunit në “No time to die”, ashtu siç bëri ë “Skyfall”, “Casino Royale”, “Quantum Of Solace” dhe “Spectre”.

Raportimet në media bëjnë të ditur se kostoja mund të ketë qenë 47 milionë funte më e shtrenjtë, megjithatë, një skemë e taksave që synonte inkurajimin e krijimit të filmave në studiot me bazë në Mbretërinë e Bashkuar nënkuptonte se projekt-ligji ishte zvogëluar.

Ndërkohë, u zbulua në mars që data e publikimit të filmit “No Time To Die” është shtyrë deri në nëntor, në mes të frikës rreth pandemisë coronavirus.

Filmi do të dalë në treg në muajin prill, por producentët e filmave James Bond, Michael G. Wilson dhe Barbara Brokoli kanë thënë që ‘pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe vlerësimit të plotë të tregut global teatral’ ai duhet të vonohet.

Një datë e re e publikimit është caktuar për 12 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar me datat e lëshimit në të gjithë botën, duke përfshirë edhe publikimin në ShBA është vendosur të jetë më 25 nëntor.

Lajmet për vonesën u njoftuan përmes llogarisë zyrtare në Twitter të filmit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori