“ Lëvizja Olimpike në Kosovë dhe qytetarët e Kosovës nesër presin një njeri të cilin lëvizja botërore olimpike e konsideron si njeriun më të madhe, dhe unë konsiderojë se është vizita më e rëndësishme që ndonjëherë për Kosovën”.

“Vjen presidenti i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach me ekipin e tij dhe ata më këtë rast duan të vizitojnë Komitetin Olimpik të Kosovës, anëtarin e tyre më të ri për te parë se si është organizuar Komiteti Olimpik, për të parë statusin e Komiteti Olimpik në shoqërinë kosovare, për tu takuar jo vetëm me presidenten e shtetit, kryeministrin, ministrin për sport, por ata duan t’i takojnë edhe përfaqësuesit e federatave, ata duan t’i takojnë edhe sportistët që ka Kosova, e në veçanti Shpresat Olimpike që ka Kosova për ‘Rio 2016’, por edhe të rinj tjetër që ne i konsiderojmë shpresa olimpike që janë nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, normalisht do të takohen edhe më përfaqësues të federatave dhe sponsorët”, ka thënë Besim Hasani, president i Komitetit Olimpik të Kosovës. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app