LAJMI I FUNDIT:

Një mur midis dy shtyllave të portës, Emiliano Martinez vendos rekord të ri me Argjentinën

Një mur midis dy shtyllave të portës, Emiliano Martinez vendos rekord të ri me Argjentinën

Emiliano Martinez ka thyer një rekord në fitoren e Argjentinës me rezultat minimal 1-0 ndaj Paraguajit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës të vitit 2026.

Martinez ishte vendimtar për Argjentinën me pritjet e tij, duke regjistruar tashmë ndeshjen e shtatë radhazi që mban portëpn e paprekur që prej se u shpallën kampion të Kupës së Botës 2022 në dhjetor.


Rekordi prej 609 minutash pa pësuar gol, është një rekord i ri i kombëtares argjentinase dhe një arritje e madhe personale për Martinez.

“Ai vazhdon të shkruajë histori me rekordet e tij. Shpresoj që kjo të mos mbarojë kurrë”, ka thënë Rodrigo De Paul pas ndeshjes për paraqitjen e Martinez.

Argjentina është në krye të grupit të saj në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës me tri fitore nga tre ndeshje.

Ajo që e bën edhe më mbresëlënëse këtë formë të Argjentinës, megjithatë, është fakti se Lionel Messi ishte në gjendje të hynte nga banka rezervë për “La Albiceleste”  në fitoren ndaj Paraguait, ndërsa nuk u paraqit fare në fitoren ndaj Bolivisë.

Argjentina do të rikthehet në aksion përsëri të martën, kësaj radhe ndaj Perusë në një raund tjetër të kualifikimeve për Kupën e Botës, me Martinez që shpreson të vazhdojë me porta të paprekura./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori