LAJMI I FUNDIT:

Me një fotografi nga fëmijëria, Diona Fona e uron nënën për ditëlindje

Me një fotografi nga fëmijëria, Diona Fona e uron nënën për ditëlindje
Diona Fona (Foto: Instagram/dionafona)

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Diona Fona e ka uruar nënën e saj për ditëlindje duke i kushtuar edhe një dedikim të veçantë.

“Urime ditëlindjen mami! Je engjëlli im, faleminderit që gjithmonë je kujdesur për mua”.


“Mu desh ta publikoj këtë fotografi, sepse është një prej të preferuarave të mia”, ka shkruar këngëtarja në urimin e saj, ndërsa në InstaStory ka publikuar video nga festa familjare për ditëlindjen e nënës.

Ndryshe, bashkëpunimi me EAZ, “Ti je”, është një prej realizimeve më të fundit muzikore të Dionës që u lansua në fund te tetorit të vitit të kaluar.

Videoklipi i asaj kënge është shikuar rreth 4.5 milionë herë në YouTube, ndërsa ndër projektet e fundit solo ishte “Katalea”. /Telegrafi/