Nikçi e Gjinovci, më të mirët në “Beach Volley”

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Federatën e volejbollit të Kosovës, kanë organizuar turneun e radhës në volejboll mbi rër (beach volley) , por kësaj here në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. Fitues të këtij turneu ishin, Valon Nikqi dhe Bahri Gjinovci.
Që nga viti 2003 Valon Nikqi ka qenë një ndër protagonisëtë kryesorë të këtyre turneve të organizuar ndërvite, duke rrëmbyer kështu shumicën e rasteve vendin e parë.
Nikqi për portalin Sporti 1, tha çdo vit ka marrë trofe nga ky turne. “Qysh nga viti 2003, qe kur organizohen turnet e beach volley-it në komunën e Prishinës, thuajse të gjitha vendet e para I kam fituar me bashkëlojtarë të ndryshëm, këtë vit për dallin nga vitet e mëparshme kur turneu është organizuar në pishinën e Gërmisë, ketë herë është organizuar në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ dhe kam marrë pjesë me Bahri Gjinovcin, me të cilin në turneun e parë të beachvolley-it të organizuar në Prishtinë e kemi fituar vendin e parë”.
“Pra suksesin e kemi përsëritur edhe këtë vitë së bashku. Këtë rezultat e kemi arritur më shumë në saje të përvojës që kemi në këtë sport qysh nga promovimi i tij në Kosovë”, tha Nikçi.
Vendin e dytë në këtë turne e ka zënë qifti Armend Berisha dhe Driton Bytyqi, ndërkaq vendin e tretë fitoni qifti Valon Mustafa dhe Faton Mustafa. /Sporti1/Telegrafi/



















































