LAJMI I FUNDIT:

Nga përzgjedhësi i ri i Kosovës deri te VAR-i në Ligën e Parë – Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës

Nga përzgjedhësi i ri i Kosovës deri te VAR-i në Ligën e Parë – Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës

Komiteti Ekzekutiv (KE) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

KE analizoi rrjedhën e deritashme të garave duke konstatuar se garat po rrjedhin mjaft mirë, ndërkaq që aplikimi i sistemit të VAR-it u vlerësua si shumë i dobishëm që reflektoi siguri, duke mënjanuar gabimet eventuale, për të hequr dilemat te futbollistët, gjyqtarët, trajnerët dhe të adhuruesit. Pra kjo ka dhënë kontribut të madh në mbarëvajtje jashtëzakonisht të mirë të garave. Prandaj KE diskutoi që të krijohen mundësitë që sistemin VAR ta fillojë ta aplikojë edhe në Ligën e Parë nga kampionati i ardhshëm e pse jo në ndonjë ndeshje me rëndësi edhe në këtë Kampionat, por kjo kërkon një analizë të gjithanshme.


KE shqyrtoi edhe raportet për ecurinë e zhvillimit të ndeshjeve të Përfaqësueses A, të meshkujve dhe femrave, ekipeve U-21, U-19, U17 ku kjo e fundit arriti kualifikimin për Elite Round. Po ashtu KE diskutoi edhe ndeshjet e Përfaqësueses U17 të femrave, e cila po ashtu arriti të kualifikohet për Elite Round, ndërkaq Përfaqësuesja U19 e femrave pati një paraqitje jashtëzakonisht të mirë.

Gliha i jep fund thashethemeve, ZBULON trajnerin e ardhshëm të Kosovës
Lexo po ashtu Gliha i jep fund thashethemeve, ZBULON trajnerin e ardhshëm të Kosovës

KE diskutoi dhe trajtoi një varg emrash mjaft të mirë për postin e përzgjedhësit të ekipit përfaqësues A, pas shkëputjes së bashkëpunimit me përzgjedhësin Challandes. Në këtë drejtim KE me kujdes të veçantë do të shqyrtojë dhe analizoi çdo kandidaturë të mundshme në mënyrë që në fillim të vitit të ri FFK-ja ta ketë njeriun e duhur që do ta drejtojë ekipin A.

Tutje, KE diskutoi për procesin e zhvillimit të strategjisë së FFK-së për periudhën 2022-2026, ku po punohet me përkushtim dhe ku janë përfshirë të gjithë sektorët dhe Departamentet përkatëse në bashkëpunim me organet dhe këshillat relevante të UEFA-s.

KE diskutoi edhe për Projektin e zhvillimit të grup-moshave të reja dhe Akademitë e futbollit nëpër klube.

KE mori Vendim për datën e mbajtjes se ceremonisë së shpalljes së Laureatëve për vitin 2021. Kështu Ceremonia e shpalljes së Laureatëve do të mbahet më 22 dhjetor, ndërsa për këtë emëroi edhe Komisionin përkatës në përbërje:

Kush është Felix Magath, kandidati kryesor për të marr drejtimin e Kosovës: Futbollist i shkëlqyer, trajner kampion
Lexo po ashtu Kush është Felix Magath, kandidati kryesor për të marr drejtimin e Kosovës: Futbollist i shkëlqyer, trajner kampion

1.Agim Dibrani

2.Vjollcë Krasniqi

3.Xhelal Broja

4.Naser Ajeti

5.Agim Nura

KE shqyrtoi edhe Ankesat dhe Parashtresat drejtuar këtij organi.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori