LAJMI I FUNDIT:

Nga Kalifornia në Kosovë – kush është Ya Nina, emri i ri i skenës muzikore shqiptare?

Nga Kalifornia në Kosovë – kush është Ya Nina, emri i ri i skenës muzikore shqiptare?

Emra të rinj estradës shqiptare po i shtohen dita-ditës.

Megjithatë, secili nga këta artistë vijnë me stil të ri, unik e herë pas here për të sjell një ndryshim në skenë.


E tillë është edhe Ya Nina, e cila prej disa muajsh po merr vëmendje të madhe me paraqitjen në publik e po ashtu edhe mënyrën e të interpretuarit.

View this post on Instagram

A post shared by YA NINA (@yanina.official)

Këngëtarja në fjalë ka bërë emër për stilin, projektet e bashkëpunimet që ka sjell, për të mos lënë anash as vokalin e veçantë.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, bukuroshja e njohur ka rrëfyer gjithë rrugëtimin nga Kalifornia në Kosovë.

View this post on Instagram

A post shared by YA NINA (@yanina.official)

E njëjta mes tjerash tregon se përse zgjodhi pikërisht këtë nofkë, shtyllën kryesore për në muzikë si dhe për gjërat e tjera surprizë.

Si një yll i ri debutues, Ya Nina vjen edhe me një mesazh për ata që dëshirojnë të arrijnë në jetë e të ndjekin ëndrrat e tyre.

View this post on Instagram

A post shared by YA NINA (@yanina.official)

Telegrafi: Një emër i ri në skenë, por mjaft premtues. Kush është në të vërtetë Ya Nina?

Ya Nina: Ya Nina është emër i ri në skenën muzikore të vendit tonë, e cila freskon skenën me një vokal unik dhe stil të kombinuar në mes të dy vendeve ku jam rritur, Californias dhe Prishtinës.

Të gjitha lajmet nga YA NINA
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga YA NINA

Telegrafi: Çfarë qëndron prapa kësaj nofke dhe përse zgjodhët pikërisht të shfaqesh në publik me këtë emër?

Ya Nina: Emri i skenës Ya Nina ka rrjedh natyrshëm nga shoqëria duke më quajtur në shqip Nina dhe në gjuhën angleze Ya Nina. Këtë emër e mbaj me shumë krenari sepse pasqyron saktë atë që unë përfaqësoj, një mishërim kulturash të ndryshme Californiane dhe Prishtinase.

View this post on Instagram

A post shared by YA NINA (@yanina.official)

Telegrafi: Si kanë qenë fillimet e juaja, si nisi gjegjësisht hyrja jote në estradë? Kush ka qenë shtysa kryesore?

Ya Nina: Duke kujtuar që unë ende jam në fillim të karrierës sime si këngëtare, them se fillimi është gjithmonë sfidues, me plot të panjohura. Mirëpo, unë talentin tim e kam zhvilluar qysh nga fëmijëria dhe e kam ndjerë veten të gatshme kurdo që më vjen mundësia të shkëlqej. Siç edhe e keni parë tashmë emri me të cilin unë kam bashkëpunuar në krijimin e muzikës është Cricket. Cricketi është shtysa dhe shtylla kryesore në krijimtarisë time, i cili me një profesionalizëm dhe kujdes të veçantë më ka mbështetur që nga dita e parë, duke u bërë kështu unë artistja e tij e vetme për momentin dhe zotohem se do të jem mirënjohëse dhe falënderuese gjithmonë për këtë ndaj tij.

View this post on Instagram

A post shared by YA NINA (@yanina.official)

Telegrafi: Tashmë keni publikuar disa projekte muzikore, si për fillim keni pasur mbështetje? Si e shihni këtë pjesë?

Ya Nina: Hyrja në këtë industri për mua nuk ka qenë e vështirë duke pasur përkrah një producent me përvojë dhe të njohur si Cricket. Unë jam e lumtur kur gjej ambient pozitiv dhe përkrahës sepse e tillë jam dhe vetë. Familja dhe shoqëria më kanë përkrahur që nga fillimi, ndërsa sa i përket industrisë e ndjej që do të kem përkrahje pasi që të gjithëve iu uroj të mira, kjo besoj ka reflektuar edhe në mbështetjen e madhe që disa nga artistë të afirmuar më kanë shprehur.

View this post on Instagram

A post shared by YA NINA (@yanina.official)

Telegrafi: Veç zërit, shquheni edhe për stilin dhe paraqitjen e veçantë. Çfarë të ndryshon nga artistet e tjera shqiptare?

Ya Nina: Unë besoj që të gjithë jemi unik në natyrën tonë, kështu unë përfaqësoj veten, besoj që sa me të vërtet që jemi mund të japim më shumë vlera dhe të vlerësohemi më lartë. Prandaj jam e bindur që do të veçohem nga mënyra unike e imja në stil të këndimit, veshjes apo edhe paraqitjes, me qëllimin e vetëm që të inspiroj dhe frymëzoj të gjithë të cilët duan të jenë të pranuar si vetvetja në shoqëri.

View this post on Instagram

A post shared by YA NINA (@yanina.official)

Telegrafi: Kë nga këngëtarët vlerëson? Ardhja juaj në skenë si repere ka qenë një ndryshim apo mund ta quani si rivalitet me ndonjë këngëtare tjetër?

Ya Nina: Unë jam ende në fillimet e mia të karrierës dhe si rrjedhojë nuk kam pasur kontakt me shumë prej artistëve në skenë. Unë jam e lumtur që edhe pse sapo kam nisur rrugëtimin tim kam hasur në përkrahjen e dy artistëve të mëdhenj të cilat i kam kurorëzuar me bashkëpunime. Ju keni dëgjuar bashkëpunimin tim të parë me Elinel dhe bashkëpunimi i dytë me Dafina Zeqirin. Këta dy emra të mëdhenj janë prej atyre që jam rritur duke i dëgjuar dhe me plot fat e nisa karrierën me përkrahjen dhe këshillat e tyre duke e bërë kështu rrugëtimin një kënaqësi më tepër se punë.

Telegrafi: Çfarë do donit ju të ishte më ndryshe në tregun muzikor shqiptar?

Ya Nina: Ardhja ime në skenë do të doja të shihet dhe vlerësohet për atë që është në të vërtetë, një pasurim i skenës me stil të ri e të veçantë me plot talent. Unë do të eksperimentoj në rrymat të cilat më pëlqejnë dhe jam rritur me to. Hyrja ime përmes Cricketit nënkupton se jam e fokusuar të jem me fokus në punë, përulësi dhe shtim të vlerës ashtu siç edhe njihet Cricketi dhe puna e tij. Pra, rivaliteti nuk ka qenë pjesë e ekuacionit për mua për t’u bërë pjesë e skenës, përveç gjësë kryesore që dua ta shpreh veten me këmbë në tokë dhe zë në qiell dhe të vlerësohem për këtë.

View this post on Instagram

A post shared by YA NINA (@yanina.official)

Telegrafi: U bëtë pjesë e estradës shqiptare në një kohë ku shumë nga artistët kanë gjetur vendin apo famën e tyre, të pengonte kjo? Si ka qenë për ju?

Ya Nina: Zotohem se do të jem përkrahëse dhe jo rivale sidomos për femrat në këtë industri sepse pa përkrahje nuk është fare e lehtë.

Telegrafi: Mesazhi që do e përcillnit për të gjithë lexuesit e portalit Telegrafi?

Ya Nina: Për të gjithë lexuesit e Telegrafit po e përcjell mesazhin të cilin besoj që me origjinalitet përcjell atë që unë dua të reflektoj; Mos ndrysho, mos u dorëzo, vazhdo ndiqe ëndrrën në pafundësi. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by YA NINA (@yanina.official)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori