Kombëtarja e Shqipërisë e nis sot (e shtunë) kampanjën në Euro 2024 me ndeshjen ndaj Italisë në kuadër të Grupit B. Por, cilët janë futbollistët më të vlefshëm dhe më pak të vlefshëm në ekipin e kuqezinjve.
Kuqezinjtë e nisin Euro 2024 kundër Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit me ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 21:00.
Por, cilët janë lojtarët që vlejnë më shumë në treg dhe ata më pak në listën e Shqipërisë në Euro 2024.
Sipas faqes së specializuar të statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt, vetëm katër lojtarë kanë vlerë, 10 milionë euro e sipër te Shqipëria.
Lojtari më i shtrenjtë në listë është padyshim sulmuesi në pronësi të Chelseat, Armando Broja, që aktualisht vlerësohet 22 milionë euro.
I dyti në listë me vlerën më të lartë është kampioni i Italisë me Interin, mesfushori Kristjan Asllani që vlerësohet 16 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Ernest Muci i Besiktasit me vlerë 13 milionë euro dhe kapiteni Berat Gjimishti me vlere 10 milionë euro.
I pesti në listë gjendet Rey Manaj i Sivassporit me vlerë 5 milionë euro, teksa pas tij vijnë dyshja e Sassuolos, Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami me vlerë 4.5 milionë euro secili.
Ylber Ramadani i Lecces renditet i teti me vlerë 4 milionë euro, Taulant Seferi i nënti me vlerë 3.5 milionë euro dhe pas tij Thomas Strakosha, Ardian Ismajli dhe Mirlind Daku, të cilët kanë vlerë 3 milionë euro.
Elseid Hysaj dhe Qazim Laqi kanë vlerë në treg 2.5 milionë euro, teksa Ivan Balliu dhe Mario Mitaj vlejnë nga 2 milionë euro.
Lista pasohet me Arbër Hoxhën që vlen 1.8 milion euro, Enea Mihaj me 1.5 milion euro, Elhan Kastrati 1.3 milion euro dhe Arlind Ajeti, Jasir Asani dhe Medon Berisha, të cilët kanë vlerë nga 1 milion euro secili.
Lojtarët që kanë vlerë në treg nën 1 milionë euro janë Etrit Berisha (500 mijë), Klaus Gjasula dhe Naser Aliji me nga 400 mijë euro dhe në fund Amir Abrashi me vlerë 200 mijë euro. /Telegrafi/
@sport.telegrafiReplying to @hala_madri13 💶🇦🇱 Sa është vlera e ekipit të Kombëtares shqiptare në EURO 2024? 🗣 Gazetari Shkumbin Pireva na tregon vlerën e ekipit dhe të top 10 lojtarëve 💬 Në rast se dëshironi të dini vlerën e secilit, vetëm na shkruani #TelegrafiSport #KampionatiEvropian #Euro2024 #Shqipëria #ArmandoBroja #KristjanAsllani #ErnestMuci #BeratGjimshiti #ReyManaj #MarashKumbulla #NedimBajrami #YlberRamadani #TaulantSeferi #ThomasStrakosha #ArdianIsmajli #MirlindDaku
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Swiatek shkroi histori në Wimbledon me finalen që zgjati më pak se një orë – tifozët paguan 6.5 euro për minutë

Sancho ka rënë dakord për kushtet personale me Juventusin – tani mbetet vetëm marrëveshja mes klubeve

Ylli i Real Madridit do të konsiderojë largimin në verë vetëm me një kusht

Pse vendosi Hekuran Kryeziu ta përfundoj karrierën në moshën 30-vjeçare dhe me çfarë biznese po merret në Zvicër

Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re, dëshiron t'i bashkohet Real Madridit

Bayerni e bën prioritet transferimin e mbrojtësit të Chelseat

Chelsea dhe PSG përballen në finalen e Kupës së Botës për Klube

Një klub i ri futet në garë për Ter Stegen, gjermani vazhdon t'i refuzojë të gjithë

Tre gjigantë evropianë në garë për transferimin e Malick Fofana nga Lyoni

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë