Newcastle United është përkujdesur për njërën nga befasitë më të mëdha këtë edicion.

‘Laraskat’ kanë triumfuar me rezultat 2-0 në një ndeshje pa objektiv për ta, derisa për Arsenalin ishte ndeshja më e rëndësishme.

Topçinjtë me këtë humbje thuajse kanë humbur gjasat për një vend në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Ben White me një autogol dhe Bruno Guimaraes me një gol ishin vendimtar për fitoren e Newcastle United.

Ishte mesfushori brazilian Bruno Guimaraes që mori notën më të lartë në ndeshje derisa nota të larta morën edhe Matt Targett e portieri Martin Dubravka.

Te mysafirët më i miri në këtë ndeshje ishte mesfushori shqiptar Granit Xhaka, derisa nota më e ulët shkoi për Takehiro Tomiyasu. /Telegrafi/