LAJMI I FUNDIT:

Nëntë adoleshentët që po çmendin botën e futbollit me talentin e tyre, nga Sancho tek De Ligt e Kluivert

Nëntë adoleshentët që po çmendin botën e futbollit me talentin e tyre, nga Sancho tek De Ligt e Kluivert

Gazeta e madhe spanjolle Marca ka përpiluar një listë të lojtarëve të rinj në moshë, por që po çmendin botën e futbollin me talentin e tyre që po e tregojnë.

Çmimi i futbollistëve është rritur shumë në afatet e fundit të transferimeve dhe shumica e klubeve elitare të Evropës janë gjithmonë në kërkim të talenteve të ardhshëm, të cilët mund të nënshkruajnë dhe të vazhdojnë të zhvillohen më tej.


Disa prej tyre tashmë kanë nënshkruar me disa klube të mëdha evropiane dhe po befasojnë me talentin dhe nivelin e treguar.

Lista prej 20 futbollistëve më të vlefshëm në botë nën 21-vjeç, nga Mbappe si më i shtrenjti e deri tek Alli, Dembele, Donnarumma dhe Asensio (Foto)  
Lexo po ashtu Lista prej 20 futbollistëve më të vlefshëm në botë nën 21-vjeç, nga Mbappe si më i shtrenjti e deri tek Alli, Dembele, Donnarumma dhe Asensio (Foto)  

Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar një listë me nëntë talentet më të mëdhenj të momentit në botë, ku spikasin emra si Jadon Sancho, Matthijs de Ligt e Justin Kluivert.

Edhe pse të rinj, Kylian Mbappe dhe Gianluigi Donnarumma nuk gjenden në këtë listë pasi tashmë janë të vendosur në krye të nivelit të lartë të futbollit evropian që disa sezone.

1.Jadon Sancho 

Talenti anglez është duke shkëlqyer te Dortmundi me gola dhe asistime.
Sancho tashmë ka bërë për vete skuadra të mëdha si Real Madridi dhe Bayern Munichu, teksa e pret një e ardhme e madhe.

2.Phil Foden 

Një tjetër talent i dalë nga akademia e Manchester Cityt dhe trajnerit Guardiola.
Foden ka debutuar si 17-vjeçar dhe tashmë kë treguar se e pret një e ardhme e madhe, pasi kohë pas kohe po luan në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

3.Kai Havertz

Debutimi i gjermanit me Bayer Leverkusenin erdhi si 17-vjeçar.
Havertz ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar dhe tashmë ka shënuar nëntë gola nga 23 paraqitje edhe pse nuk është një sulmues.
Mesfushori me tipare sulmuese gjerman pëlqehet shumë nga Barcelona dhe Interi.

4.Justin Kluivert

Monchi e pa talentin e madh të Kluivertit dhe e mori në verë nga Ajaxi te Roma.
Kluivert tashmë po luan shumë ndeshje, po shënon gola dhe ka treguar kualitetet e tij.
Holandezi tashmë po kërkohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha evropiane.

5.Matthijs de Ligt

Mbrojtësi holandez u zgjodh djaloshi i artë për vitin 2018.
Paraqitjet e tij pre një lideri te Ajaxi dhe Holanda kanë bërë që De Ligt të kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha si Barcelona, Juventusi dhe Manchester Unitedi. Çmimi i lojtarit thuhet se ka shkuar te 70 milionë euro.

6.Trent Alexander Arnold

Anglezi u pa me skepticizëm kur u vendos në formacion nga Jurgen Klopp, por tashmë është bërë një titullar i padiskutueshëm.
Arnold me paraqitje të mira ka fituar edhe ftesën nga kombëtarja angleze dhe po cilësohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë për krahun e djathtë.

7.Vinicius Junior

Talenti brazilian filloi kampionatin duke luajtur për ekipin e dytë të Real Madridit, Castilla, por trajneri Santiago Solari e pikasi talentin e tij dhe tashmë po e fton shpesh dhe po i jep minuta edhe në ekipin e parë.
Vinicius Jr shihet si lojtar me të ardhme të madhe në futboll.

8.Rodrygo   

Paraqitjet e tij superiore me Sao Paolon kanë bërë që sulmuesi brazilian të tërheq vëmendje nga skuadrat e mëdha evropiane.
Rodrygo po pëlqehet shumë nga Real Madridi, që pritet të bëjë ofertë së shpejt për të.

9.Brahim Diaz

Diaz është një tjetër lojtar i dalë nga akademia e Manchester Cityt dhe Pep Guardiola disa herë i ka dhënë rastin në ndeshjet e Ligës Premier, FA Cup, por edhe në Ligën e Kampionëve.
Trajner spanjoll provoi ta mbante lojtarin në skuadër, por si duket spanjolli ka nënshkruar tashmë me Real Madridin.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori