Në Suharekë, etapa e 4-t e kampionatit kombëtar në paragllajdizëm

Në këtë etapë, krahas garuesve nga Kosova e Shqipëria, do të marrin pjesë edhe garuesit nga Bullgaria e Maqedonia.
Gara do të mbahet në Skorobisht mes Suharekës e Prizrenit, kurse kampionatin e organizon klubi Shqiponja e Artë dhe Federata Aeronautike e Kosovës.
Sot do të mbahen garat në precizitet dhe kros, derisa kampionati do të vazhdojë edhe të dielën me gara në precizitet e fluturime të lira.
Në renditjen e përgjithshme kryeson garuesi nga Shqipëria Ilir Kafazi, para Artion Vretos dhe Ardall Celinës.

Nga
Telegrafi
18/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































