Në mungesë të Majlindës, Kosova shpreson te Distria

Xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi, do t'i mungojë Kosovës në Lojërat Evropiane "Baku 2015" që mbahen nga 12 deri më 28 qershor, shkruan sot "Koha Ditore".
Por xhudistja tjetër Distria Krasniqi do të mundohet që të mos ndihet mungesa e Kelmendit në këto lojëra.
Majlinda Kelmendi si kampione e dyfishtë e botës dhe e njëfishtë e Evropës vlerësohej shpresa më e madhe e Kosovës për medalje në Baku, por lëndimi e la pa pjesëmarrje.
Megjithatë, rezultatet e fundit të Distria Krasniqit e kanë bërë atë si favoriten më të madhe në ekipin olimpik të Kosovës për medalje.
Edhe ajo do të garojë në kategorinë deri në 52 kg, ku garon edhe Majlinda.
Krasniqi në garat e fundit ka shkëlqyer. Këtë vit ka arritur 18 fitore, ka vetëm katër humbje.

Nga
Telegrafi
11/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































