LAJMI I FUNDIT:

Në moshën 30-vjeçare, De Bruyne befason të gjithë me licencën e UEFA A për trajner

Në moshën 30-vjeçare, De Bruyne befason të gjithë me licencën e UEFA A për trajner

Kevin De Bruyne i është dhënë licenca e trajnerit UEFA A, vetëm disa ditë pasi u kurorëzua si lojtari i sezonit në Ligën Premier.

Belgu 30-vjeçar, i cili ndihmoi Manchester Cityn për titullin e katërt të Ligës Premier në pesë vjet këtë sezon, shënoi 15 gola dhe tetë asistime në karrierën e tij gjatë sezonit 2021/22.


Dhe ndërsa ai po bënte magji në mesfushë, De Bruyne ishte gjithashtu i zënë me studimet për distinktivin e dytë më të lartë të trajnerit të UEFA-s, si në Belgjikë ashtu edhe në akademinë e Manchester City.

UEFA publikon formacionin e sezonit 2021/22 në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu UEFA publikon formacionin e sezonit 2021/22 në Ligën e Kampionëve

Lojtari po merrej me seanca stërvitore me grupmosha të ndryshme në akademinë e Cityt, sipas The Daily Mail.

Dhe ajo përvojë jetike e stërvitjes me ekipet e të rinjve, duke përfshirë U16, kontribuoi në marrjen e licencës së tij të trajnerit.

Në një intervistë me mediumin belg HLN, mesfushori tha se ndonjëherë mund të duhen orë për të përgatitur një seancë. “Është çmenduri”.

Lojtarët me çmimin më të lartë në Ligën Premier nga secila moshë
Lexo po ashtu Lojtarët me çmimin më të lartë në Ligën Premier nga secila moshë

Por ish-lojtari i Chelseat ka ambicie për të përcjellë  filozofinë e Pep Guardiolës te brezat e ardhshëm pasi të ketë përmbyllur karrierën si lojtar.

“Kur keni punuar me një njeri si Guardiola, ju e shikoni këtë sport në një mënyrë krejtësisht të ndryshme”, potencoi ai përmes The Mirror vitin e kaluar.

“Kjo është arsyeja pse nuk po i them më jo stërvitjes. Kam filluar një kurs trajneri dhe i përgatis të gjitha mësimet që më thonë të bëj”.

Formacioni i mundshëm i Man Cityt të ‘frikshëm’ me Haalandin si qendërsulmues
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Man Cityt të ‘frikshëm’ me Haalandin si qendërsulmues

“Në të njëjtën kohë, më duhet të pranoj se ka shumë gjëra që më pëlqejnë edhe larg futbollit”, ka shtuar më tej ai.

De Bruyne nuk është i vetmi reprezentues belg që ka kaluar provimin për t’u licencuar me UEFA A.

Në total, nëntë lojtarë u kualifikuan së fundmi – Youri Tielemans , Jan Vertonghen, Axel Witsel, Leandro Trossard, Dedryck Boyata, Dennis Praet, Dries Mertens, Simon Mignolet dhe Matz Sels. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori