LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Man Cityt të ‘frikshëm’ me Haalandin si qendërsulmues

Formacioni i mundshëm i Man Cityt të ‘frikshëm’ me Haalandin si qendërsulmues

Transferimi i Erling Haaland në verë nga Borussia Dortmundit pritet ta bëjë Manchester Cityn një skuadër edhe më të frikshëm dhe padyshim ekipin që duhet mundur në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Reklama

Sipas Daily Mail, City ka rënë dakord për një marrëveshje prej 500 mijë funtesh në javë për të nënshkruar me Haaland në verë, ku klubi anglezi do të duhet të paguajë 75 milionë euro për të aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën me Borussia Dortmund.

Megjithatë, marrëveshja e rënë dakord në parim thuhet se do të bëjë që superylli norvegjez të jetë pjesë e skuadrës së Pep Guardiolës sezonin e ardhshëm.

Arrihet marrëveshja në parim: Haaland te City si lojtari më i paguar në histori të Ligës Premier
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja në parim: Haaland te City si lojtari më i paguar në histori të Ligës Premier

Transferimi i Haalandit në Etihad do të jetë i frikshëm, për çdo skuadër angleze dhe evropiane, pasi City do të bëhet me një sulmes të kalibrit të lartë pas largimit të Sergio Agueros në verë.

City këtë sezon, ka arritur të shënojë shumë gola, pasi vetëm në Ligën Premier ka shënuar deri tani 72 gola në vetëm 31 ndeshje, kryesisht duke përdorur Phil Foden ose Raheem Sterling si sulmues në hije.

Haaland dhe Foden pritet të jenë bashkëlojtarë

Tani imagjinoni se çfarë mund të bëjnë me një forcë sulmuese vdekjeprurëse si Haaland në vijën e parë, një njeri që këtë sezon mban një rekord prej 25 golash në 26 ndeshje për Dortmundin.

Faqja e njohur sportive GiveMeSport ka publikuar një formacion se si mund të duhet formacioni i Guardiolas me Haalandin në krye të sulmit.

Formacioni i mundshëm i Man Cityt në sezonin e ardhshëm

Ederson është zgjedhja e padiskutueshme në portë, ndërsa në mbrojtje do të luajnë emra si Kyle Walker, Ruben Dias, Aymeric Laporte dhe Joao Cancelo.

Rodri, Kevin de Bruyne dhe Bernardo Silva do ta mbulojnë mesfushën, ndërsa Haaland do të ketë si partner dyshen nga krahët: Riyad Mahrez dhe Phil Foden. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet buxheti i transferimeve verore të Newcastle United, shokohen tifozët

Zbulohet buxheti i transferimeve verore të Newcastle United, shokohen tifozët

Premier League
Sheikh Mansour do ta ndjek finalen nga stadiumi – kjo është vetëm ndeshje e dytë për pronarin e Man Cityt që përcjell klubin nga afër

Sheikh Mansour do ta ndjek finalen nga stadiumi – kjo është vetëm ndeshje e dytë për pronarin e Man Cityt që përcjell klubin nga afër

Liga e Kampionëve
Gareth Bale shfrenon fantazinë: Parashikon fitoren e çmendur të Man Cityt ndaj Interit

Gareth Bale shfrenon fantazinë: Parashikon fitoren e çmendur të Man Cityt ndaj Interit

Liga e Kampionëve
Man City dhe Inter luajnë sonte në stadiumin që u ndërtua për 350 milionë euro – aty është luajtur finalja më e çmendur e Ligës së Kampionëve

Man City dhe Inter luajnë sonte në stadiumin që u ndërtua për 350 milionë euro – aty është luajtur finalja më e çmendur e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Rafael Leao zgjedh përfundimisht numrin e ri te Milani

Rafael Leao zgjedh përfundimisht numrin e ri te Milani

Serie A
Mesazhet e Guardiolës për italianët përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit

Mesazhet e Guardiolës për italianët përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori