Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për fabrikën e municioneve në Gjakovë

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës që do të angazhohet në Kompleksin për Prodhimin e Municioneve në Jahoc të Gjakovës.
Sipas një njoftimi për media thuhet se ky konkurs përfshin fusha të ndryshme, si: inxhinieri, teknikë, prodhim, mirëmbajtje, kontroll i cilësisë, siguri, logjistikë, si dhe fusha të tjera të nevojshme për funksionimin e kompleksit.
"Përzgjedhja e aplikantëve do të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe parimet e transparencës, meritokracisë dhe profesionalizmit. Aplikantët e përzgjedhur, para se të angazhohen në detyrë, do të ndjekin trajnimet e nevojshme profesionale. Hapja e këtij konkursi shënon një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore për industrinë e mbrojtjes".
Tutje në njoftim thuhet se ftohen të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret për të aplikuar dhe për t’u bërë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm.
"Afati për aplikim është nga data 24–30 gusht 2026".
Aplikimi realizohet duke klikuar në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=4...






































