LAJMI I FUNDIT:

Më në fund, pas pritjes gjashtë vjeçare, Rita Ora konfirmon datën e publikimit dhe detajet e albumit të ri

Më në fund, pas pritjes gjashtë vjeçare, Rita Ora konfirmon datën e publikimit dhe detajet e albumit të ri
Rita Ora

Pas pothuajse gjashtë vite stagnim në prurjen e albumit të saj të dytë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka konfirmuar se më në fund albumi i saj i dytë ka një datë publikimi.

“Unë kurrë nuk do t’ju lija” – iu është drejtuar Rita fansave të saj në konferencë, ku ka shtjelluar detajet e albumit të saj të dytë.


Rita Ora konfirmoi ardhjen e albumit të saj të dytë (Foto: Rita Ora/Instagram)

Ky album do të publikohet më 23 nëntor dhe përfundon një pritje gjashtëvjeçare që pas lansimit të albumit të saj të parë.

Arsyeja e këtij stagnimi me vite të tëra ishte prishja e kontratës me shtëpinë diskografike të këngëtarit Jay-Z, e cila është përcjellur nga një mori pengesash, duke përfshirë një grindje ligjore me vet ish-shefin e saj, Jay-Z.

Koopertina e labumit të parë të këngëtares Rita Ora, 2012

Duke folur për vonesën, Rita Ora u tha fansave të saj: “Faleminderit për durimin tuaj dhe pritjen e gjatë”.

Këngëtarja shqiptare ka zbuluar se albumi i saj i dytë do të titullohet “Phoneix”.

“Unë jam kaq e lumtur për realizimin e “Phoenix”. Jam me të vërtetë krenare për këtë album dhe jam e ngazëllyer që të gjithë të dëgjojnë atë për të cilën jam duke punuar. Një falënderim i madh për të gjithë ata që ishin pjesë e udhëtimit tim muzikor”, është shprehur ajo. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori