LAJMI I FUNDIT:

Ndombele dhe 10 lojtarët tjerë që u konfrontuan me trajnerin Jose Mourinho – Nga Casillas te Ronaldo, Pogba dhe De Bruyne

Ndombele dhe 10 lojtarët tjerë që u konfrontuan me trajnerin Jose Mourinho – Nga Casillas te Ronaldo, Pogba dhe De Bruyne

Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar një listë me 11-të lojtarë që kanë pasur marrëdhënie të vështirë me trajnerin Jose Mourinho.

Karriera e trajnerit e Jose Mourinho do të mbahet mend për sukses të jashtëzakonshëm dhe trofe të shumtë.


Por, ajo do të mbahet mend gjithashtu me beteja të jashtëzakonshme, shpesh me lojtarët e tij, dhe më e fundit prej të cilave është nënshkrimi rekord i Tottenham Hotspur, Tanguy Ndombele.

Mesfushori francez i është bashkuar një liste të populluar lojtarësh që janë konfrontuar me Mourinhon dhe Marca ka përpiluar një dhjetëshe.

Tensione te Tottenhami, Ndombele ia bënë të qartë Mourinhos se nuk dëshiron të luajë për të
Lexo po ashtu Tensione te Tottenhami, Ndombele ia bënë të qartë Mourinhos se nuk dëshiron të luajë për të

Tangouy Ndombele

Sipas mediumit ESPN, transferimi më i shtrenjtë në histori të Spurs refuzon të luajë më nën urdhrat e Mourinhos.

Iker Casillas

Konfrontimet dhe raportet e tensionuara mes Casillas dhe Mourinhos kanë qenë të njohura gjatë kohës së dyshes te Real Madridi. Mourinho largoi portierin nga zgjedhja numër 1 dhe detyroi largimin e tij nga Santiago Bernabeu.

Pepe

Pepe mbrojti Casillasin gjatë konfrontimeve me Mourinhon dhe portugezi iu përgjigj: “Pepe e ka një problem dhe ai është Raphael Varane”.

Paul Pogba

Që nga rikthimi i Pogbas te United, dyshja asnjëherë nuk pati raporte të mira. Dyshja disa herë kanë kritikuar njëri-tjetrin publikisht.

Kevin de Bruyne

Mourinho pati ndikim negativ te ylli belg gjatë ditëve të tij te Chelsea. Portugezi detyroi largimin e De Bruyne te Wolfsburgu.

Pedro Leon

Mourinho e ka kritikuar publikisht Leonin dhe ka mbrojtur veten nga kritikat në konferencë për shtyp, duke thënë: “Ju flisn i për Pedro Leon sikurse ai të ishte Zidane apo Maradona”.

Mesut Ozil

“A jeni i dorëzuar tani? Ju jeni frikacak, ik bëjë një dush të nxehtë dhe lajë flokët”. Këto ishin fjalët që i tha Mourinho ylli gjerman pas pjesës së parë të një ndeshje në Santiago Bernabeu.

Luke Shaw

Mourinho i kishte thënë anglezit se ai nuk kishte mjaftueshëm tru për të qenë futbollit dhe dyshja patën një përplasje në stërvitje. Nga kjo ditë, portugezi zgjodhi Ashley Young në pozitën e tij.

Joe Cole

Njëra nga ‘luftërat’ më të mëdha publike të Mourinhos ishte ajo me Joe Cole gjatë kohës te Chelsea.

Cristiano Ronaldo

Raportet e dyshes portugezi kanë qenë gjithmonë të thyera ndër vite, pasi Mourinho në çdo shans të mundshme deklaronte se Ronaldo i vërtetë është Ronaldo Nazario.

Ricardo Quaresma

Quaresma kishte deklaruar se ishte dëshpëruar nga futbollit gjatë kohës së tij te Interi. E gjithë kjo kishte ardhur shkaku i raporteve me Mourinhon.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Liga e Kampionëve
Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk "të pistë"

Liga e Kampionëve
Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Liga e Kampionëve
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori