LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Fatmir Krasniqi, kryetar i auto-klubit RC Prishtina

Ndërron jetë Fatmir Krasniqi, kryetar i auto-klubit RC Prishtina

Fatmir Krasniqi, anëtar i Bordit të Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK) dhe kryetar i Auto Klubit RC Prishtina, ka ndërruar jetë, pas një sëmundjeje të shkurtë.

Siç njofton FASK, Krasniqi për vite me radhë ka qenë punëtor i dalluar në FASK dhe shumë i respektuar në komunitetin e auto-sportit.


Vdekja e tij është humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe për rrethin më të gjerë, e sigurisht edhe për auto sportin.

Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi, ka shprehur dhembje të thellë për vdekjen e Krasniqit, njëherësh ka ngushëlluar familjen e tij.

“Vdekja e Fatmirit është një lajm i rëndë për të gjithë ne. Mungesa e tij do të jetë një humbje e madhe për familjen, rrethin e tij të gjerë, por edhe për ne”.

“Sot kemi humbur një punëtor të madh sportiv, por mbi të gjitha një njeri të mirë. Me këtë rast dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Fatmirin”, ka thënë Rexhepi, citon KosovaPress.

Fatmir Krasniqi vdiq në moshën 45 vjeçare, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër (e enjte) në orën 12:00 në Prishtinë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori