Pas pranimit të Kosovës në disa sporte botërore përfshirë atë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, sot Federatën e Shahut të Kosovës e ka njohur Federatën Ndërkombëtare të Shahut. Ky lajm ka gëzuar shahistët kosovarë, ndërsa lajmin e ka mirëpritur edhe Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), raporton ‘albinfo.ch’.

Ministri Kujtim Shala, me këtë rast uroj drejtuesit e Federatës së Shahut dhe shahistët e Kosovës dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të shahut kosovar.


Po ashtu, ministri Shala përgëzon shahistët, duke iu uruar suksese në avancimin e mëtejmë të këtij sporti.

“Ky është edhe një hap i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar ministri Shala dhe ka shtuar se Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore të tij dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app