LAJMI I FUNDIT:

Napoli kërkon kroatin si zëvendësues të Hysajt

Napoli kërkon kroatin si zëvendësues të Hysajt

Gjithçka të shtyn të mendosh se ky ka qenë sezoni i parë dhe i fundit i Hysajt te Napoli. Mbrojtësi i djathtë duket se pas Europianit do të zbulojë emrin e ekipit të ri pasi në Itali tashmë të gjithë janë dorëzuar dhe po kërkojnë dëshpërimisht për një zëvendësues të denjë.

Nënkampionët e Italisë i kanë bërë një tjetër ofertë Sassuolos për shërbimet e Sime Vrsaljkos. Për të siguruar kartonin e kroatit Napoli është gati që të shpenzojë 15 milionë euro. Ekipi nga emilia është dakord por vetë lojtari ka refuzuar pasi pret një pagë të majme. Në këtë mes Napoli-t i duhet që të mposhti konkurrencën e Atletico Madridit, transmeton asport.


Ekipi në fjalë i garanton kroatit një pagë vjetore prej 2 milionë eurosh. e gjendur përballë rivalitetit të ashpër me nënkampionët e Europës, Napoli ka bërë një tjetër hap duke i ofruar kroatit plot 1.7 milionë euro në sezon (1.5 është paga bazë ndërsa 200 mijë euro do t’i jepen në formë bonusesh).

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Insistimi i Napolit shtyn të gjithë të besojnë se Elseid Hysaj është sistemuar diku tjetër. Mendohet se pas ndeshjes të fundit që do të zhvillojë Shqipëria në “Francë 2016” do të mësohet edhe emri i ekipi të ri të shkodranit.

Aktualisht në Evropë ekipe si Barcelona, Bayerni dhe Arsenali janë në kërkim të një mbrojtësi krahu të djathtë. Largimi i Alves-it drejt Torinos shtyn Barcelonën drejt Hysajt ose Belerin-it. Nëse spanjolli do të rikthehet në shtëpi atëherë Hysaj do të ishte më shumë se një ide për Arsenal-in. Në këtë garë nuk duhet harruar edhe Bayerni që është në kërkim të një “ndihmësi” për Lahmin.

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

La Liga
Kalo në kategori