LAJMI I FUNDIT:

Napoli ka marrëveshje me Kepan, tani synohet të bindet Chelsea për portierin spanjoll

Napoli ka marrëveshje me Kepan, tani synohet të bindet Chelsea për portierin spanjoll

Kepa Arrizabalaga do të largohet nga Chelsea pas katër viteve qëndrim në Stamford Bridges.

Portieri spanjoll nuk është titullar te Chelsea në dy vitet e fundit dhe largimi i tij nga gjiganti anglez është i pashmangshëm.


Do të ketë një aventurë italiane për spanjollin i cili ka gjetur akordin personale me Napolin dhe pret transferimin në Serie A.

Kepa edicionin e kaluar ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje në të gjitha garat dhe synon të luaj më shumë te Napoli për të marrë një ftesë për Kupën e Botës nga Kombëtarja e Spanjës.

27-vjeçari ka marrëveshje për një kontratë katër vjeçare me Napolin, ku trajneri Luciano Spalletti e sheh si një titullar për portën.

Ndërkohë tani napolitanët po bisedojnë me Chelsean për të gjetur një marrëveshje, me londinezët që po kërkojnë rreth 20 milionë euro për ta lënë të lirë portierin spanjoll.

Kujtojmë që Kepa iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2018 nga Athletic Bilbao për shumën e 80 milionë eurove, duke u bërë portieri më i shtrenjtë në histori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori