LAJMI I FUNDIT:

“Nadali e bindi Perezin për të më transferuar te Reali”

“Nadali e bindi Perezin për të më transferuar te Reali”

Marco Asensio ka konfirmuar se ylli i tenisit Rafael Nadal e ka bindur Florentino Perezin që ta nënshkruajë me atë nga Mallorca.

Reprezentuesi spanjoll u bashkua me gjigantët spanjollë në vitin 2014 pasi u rrit në sistemin e të rinjve të Mallorcas dhe shpërtheu në Segunda Divizion me skuadrën e parë.


Pas huazimit në ish-ekipin e tij, Espanyol, Asensio është përfshirë shumë nga Zinedine Zidane, duke u paraqitur në 37 ndeshje në secilën prej dy sezoneve të fundit.

Kush do ta marrë numrin 10 te Real Madridi pas largimit të James, këta janë pesë kandidatët (Foto)
Lexo po ashtu Kush do ta marrë numrin 10 te Real Madridi pas largimit të James, këta janë pesë kandidatët (Foto)

Muajin e kaluar, mbështetësi i famshëm i Madridit, Nadal, zbuloi se ai i tha presidentit Perez se ai duhet të nënshkruajë me Asension pasi e shihte atë si një djalë në Mallorca, një kërkesë që lojtari ka mbështetur.

“Kjo anekdotë është e vërtetë. Rafa Nadal e thirri Florentinon dhe i tha atij se ata nuk mund të më lënë të iu iku nga dora”, ka thënë Asensio për gazetën AS.

Reali refuzon 50 milionë për Asension
Lexo po ashtu Reali refuzon 50 milionë për Asension

“Në dimër, agjenti im më thirri për të thënë se Real Madridi ishte i interesuar, pastaj Florentino e thirri para një ndeshje për të më thënë se do të isha një lojtar i Real Madridit”, përcjell Telegrafi.

“Gjithçka ndodhi brenda një dite: udhëtuam për në Madrid, nënshkruam kontratën, vizituam Bernabeu dhe u kthyem në Mallorca për të përfunduar sezonin”.

“Ishte e shpejtë dhe intensive, por kënaqësia ishte e madhe”, përfundoi talenti spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori