Mushica: Të luaj kundër Turqisë është një ëndërr

“Sikur ndeshja me Haitin e vlerësuar historike edhe këto dy ndeshjet tjera janë me peshë të madhe. Turqia dihet që ka një skuadër të madhe me lojtarë që garojnë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Në këtë ndeshje pritet që të jem startues, por asgjë nuk është definitive. Uroj që Samir Ujkani të mos ketë lëndim serioz. Unë gjithmonë e pres rastin dhe mundohem të jem i gatshëm dhe në dispozicion të Kosovës. Po mundohem ta përgatis veten si portier i parë, pasi nuk është si ndeshjet e kampionatit të Kosovës”, tregoi Mushica për SportPlus.
Ai pohon se është ëndërr e tij të luajë në një takim të nivelit kaq të lartë. “Është ëndërr e imja që të luaj ndeshje të nivelit të lartë. Është rast i mirë të dëshmoj punën time shumëvjeçare”. /Telegrafi/



















































