LAJMI I FUNDIT:

Murray eliminohet nga “Miami Open”

Murray eliminohet nga “Miami Open”
Andy Murray of Great Britain serves against David Ferrer of Spain during their final match at the Sony Open at Crandon Park Tennis Center on March 31, 2013 in Key Biscayne, Florida.

Tenisti bullgar bëri surprizën e madhe në raundin e 3-të të Miami Open duke nxjerrë jashtë turneut Masters që po zhvillohet aktualisht në Florida.

Në fushën qendrore në Crandon Park, Grigo Dimitrov triumfoi 2-1 me sete përballë Murrayt.


Skocezi në fakt fitoi setin e parë në ‘tie-break’ me rezultatin 7:1, por britaniku u dorëzua përballë forcës së Dimitrov në dy setet pasardhëse duke i humbur ato me shifrat 4:6 dhe 3:6 dhe gjithë ndeshjen 2-1 me sete.

Dimitrov aktualisht i 26-ti në Botë do të ndeshet në raundin tjetër me francezin Gael Monflis, i cili nga ana e tij eliminoi në dy sete uruguaianin Pablo Cuevas. /Telegrafi/