Munishi e do Prekazin te Hajvalia

“Para disa ditëve më ka kontaktuar Ragip Murati, kemi biseduar gjatë për projektin e Hajvalisë, por kemi mbetur që të takohemi këto ditë kur ai të vjen nga Zvicra”, tha ai për Arenën.
Ndërkohë, edhe vetë trajneri Munishi, ka kërkuar që në ditën e parë të emërimit të tij, se do të përforcohet me Prekazin, me të cilin ka punuar te Llamkos Kosova për një vit e gjysmë. Krahas tij, ai ka kërkuar edhe sulmuesin e kësaj skuadre, Labinot Osmani, dhe mbrojtësin tjetër, Alban Dragusha.
“Me Ismetin kemi qenë bashkëlojtarë te Trepça dhe gjithashtu dy vite e gjysmë në Vushtrri. Jam rritur pranë tij dhe ka mundësi që prapë të jemi bashkë. Kurse, të jem i sinqertë i kam edhe disa oferta tjera brenda dhe jashtë Kosovës, por do të ulem e t’i shikoj me kujdes dhe të bëjë zgjedhjen më të mirë për mua”, shtoi ai. /Telegrafi/



















































