LAJMI I FUNDIT:

Mourinho i shqetësuar, mëson se sa do të jetë pa dyshen Dybala – Abraham

Mourinho i shqetësuar, mëson se sa do të jetë pa dyshen Dybala – Abraham

Roma ka pësuar humbje në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës nga Feyenoordi me rezultat minimal 1-0.

Por përveç humbjes që dhemb, trajneri Jose Mourinho mbeti i shokuar edhe nga lëndimet e dy lojtarëve kryesorë në repartin ofensivë, Paulo Dybala dhe Tammy Abraham.


Argjentinasi u largua nga fusha në minutën e 26-të, pasi pësoi një zgjatje të muskulit, derisa Abraham në të 58-tën pasi kishte probleme me krahun e djathtë.

Pas kontrolleve të para, tanimë Jose Mourinho ka mësuar se sa do t’i ketë jashtë fushave dy yjet e ekipit.

Mungesa ndaj Udineses në fundjavë është e sigurt për Paulo Dybalan, i cili do të tentoj rikthimin në fushë të enjten në sfidën e dytë ndaj Feyenoordit, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë.

Roma po shënon pak, Mourinho me deklaratë epike: Nuk e kam në skaudër Haalandin
Lexo po ashtu Roma po shënon pak, Mourinho me deklaratë epike: Nuk e kam në skaudër Haalandin

Sa i përket anglezit Tammy Abraham mungesa e tij do të jetë më e gjatë, pasi edhe lëndimi është më serioz.

Qendërsulmuesi anglez pritet të jetë jashtë fushave rreth pesë javë dhe ai pritet të jetë vetëm në sfidat e fundit i gatshëm për trajnerin Jose Mourinho. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori